Salianji për Report TV: Vendimi i KQZ për Malaj e Gurrën i turpshëm! Kërkesat e opozitës së re, tymnaja për të zhvendosur vëmendjen, rotacioni politik do vijë me çdo formë

Vendimi i kësaj të marte për të lënë në detyrë dy kryebashkiakët e Matit dhe Librazhdit për ish deputetin Ervin Salianji është konfirmim se Rama po bën gjithçka për të mbrojtur banditët. Sipas tij, do të jetë Partia Demokratike ajo që me ardhjen në pushtet do të pastrojë qeverinë dhe bashkitë nga personat e inkriminuar.

“Është një vendim i turpshëm i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që vazhdon paligjshmërinë dhe shpërdorimin e detyrës që nga 30 Qershori me vendimet para 30 Qershori dhe vazhdojnë me të njëjtën paligjshmëri, është përkrahje e banditëve dhe kriminelëve e personave me precedent penal, përkrahje e të inkriminuarve për të qenë në krye të vendit, është një vendim haptazi i paligjshëm kur vetë Prokuroria ka gjetur shkeljet që ne kemi denoncuar për kryetarët e këtyre bashkive dhe që ndalohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ligji. Por Rama e ka marrë pushtetin me krimin dhe i ofron mbështetje atyre, mbrojtjen politike dhe institucionale, por edhe duke ndarë me ta pushtetin. Ne kemi bërë një luftë të pandërprerë për largimin e të inkriminuarve nga politika dhe do të jetë një betejë që do ta vazhdojmë e kur të jemi në pushtet do të marrë fund edhe në nivelin e administratës. Do të bëjnë pastrimin e plotë dhe do t’i vendosim ato përballë përgjegjësisë penale. Rama ka bërë mbrojtje për të gjithë që nga Roshi deri te Kajmaku që u detyrua ta luftonte për shkak të luftës së brendshme.”

Jo deputetë të opozitës por zgjatim të qeverisë e konsideron Salianji opozitën parlamentare. Për të, kërkesat e artikuluara dhe lufta e firmave për ndryshim sistemi është një përpjekje e Ramës për të zhvendosur vëmendjen dhe për të bllokuar kalimin e Reformës. Frika e kryeministrit sipas tij, është përballja në zgjedhje me opozitën.

“Nuk ka një opozitë tjetër. Ka një zgjatim të qeverisë. Ata janë njerëz të pavotuar dhe njerëz si punonjës të administratës së Kuvendit, të cilët Rama i përdor sa herë të dojë. Nuk ka një kërkesë të tyre për ndryshim sistemi. Ka një kërkesë të PS për ndalimin e koalicioneve dhe frikë nga ana e saj për tu përballur me opozitën. Ka vetëm dy blloqe në Shqipëri një mazhorancë dhe një opozitë. Nuk mund të ketë një psikopati të këtij lloji. Janë tymnaja për të zhvendosur vëmendjen dhe për të treguar frikën e Ramës se me hile mund të marrë diçka. Reforma e arritur deri tani nuk i zgjidh të gjitha problematikat, por adreson çështje të rëndësishme që pamundësojnë manipulimin e votës të paktën në qendrën e votimit e pa diskutim edhe pjesa tjetër që është kusht i Bundenstagut si implementimi i Reformës Zgjedhore, por edhe krimi elektoral. Nuk jemi tërhequr nga Qeveria Tranzitore, si formë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është dakordësuar dhe është vendosur si pikë fundore, ashtu si çështja e sistemit, por ne i kemi dhënë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, pasi me dakordësinë e tyre është bërë dhe duket se është Rama ai që po lëviz nga kjo dakordësi dhe po i bën bisht konsensusit të arritur për Kodin Zgjedhor. Ka një ndikim të drejtpërdrejtë të Ramës te opozita parlamentare për të bojkotuar Reformën Zgjedhore. Është një frikë e Ramës për tu përballur me bllokun opozitar, por edhe si sebep për të mos kaluar Reformën Zgjedhoreqë të mos  ketë alibi për kushtet e vendosura nga BE për hapjen e negociatave. Rama është i vetmi që kontrollon të ashtuquajturit deputetë të opozitës në parlament, por që janë punonjës të administratës së Kuvendit.” shprehet Salianji.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e procesit të kalimit të filtër të anëtarësisë së kësaj force politike të të gjithë kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore e qendrore, Salianji thotë për Report TV se synohet vendosja e një balance politike që do të demokratizojë partinë. Vonesat për zgjedhje të lira, sipas ish deputetit janë kosto për shqiptarët.

“Mendimi jonë është që duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme në datën më të parë të mundshme.  Çdo vonesë është kosto për Shqipërinë dhe përgjegjësi e Edi Ramës. Rotacioni politik do të ndodhë në çdo formë.” përfundon ish deputeti i Partisë Demokratike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oho: 17/06/2020 16:55

    I biri Sheges i ngjizir na shur te lopeve

    Përgjigju
  • sifi: 16/06/2020 20:11

    O servil, shko bej burgun per babalen, do tregosh ti se si eshte drejtesia.Iku koha kur militantet benin kerdine ne drejtesi dhe mbronin fytyra so kjo e jotja.Nuk ke moral o mashtrues te japesh mend ti per vendimet e KQZ se qe bazohwt ne l8gje dhe jo ne propagande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi