Vendimi 5-0/ KQZ rrëzon PD: Kryebashkiaku i Matit dhe Librazhdit nuk preken nga dekriminalizimi, të vijojnë detyrën

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 5 vota pro dhe asnjë kundër ka vendosur që kryebashkiakët e Matit, Agron Malaj dhe Kastriot Gurra i Librazhdit të vijojnë detyrën, pasi nuk preken nga ligji i dekriminalizimit. Sipas KQZ-së, Malaj dhe Gurra nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës.

Debati në KQZ
N/ kryetari i KQZ-së, Denar Biba: Jemi mbledhur për të vendosur lidhur me shqyrtimin e hetimit të prokurorisë për Malajn. Objekti duhet të ndryshojë. Malaj ka qenë i punësuar në administrate publike dhe prandaj është kërkuar betim. Në atë kohë prokuroria e ka kryer këtë hetim. Në bazë të vendimit qe ka marre prokuroria ne kemi marre nje vendim ne 2019 qe eshte ende ne fuqi.

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji: Periudha e ndalimit është deri në momentin e rehabilitimit. Në 2019 dorëzoi formularin e vetëdeklarimit dhe KQZ vendosi njoftimin për vijimin e procedurave se nuk ndodhet në kushtet e ndalimit. Prokuroria e përgjithshme pas kërkesës së PD-së, theksoi se nuk ka asnjë masë tjetër vec atyre të deklaruara. Në lidhje me pretendimin e PD-së se kryetari i bashkisë Mat është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.

KQZ duke qenë se nuk ndodhet para asnjë prove të re, ndodhet para një gjeje të gjykuar. Pra ky është subjekt që gjykohet për të dytën herë. Këtë person e kemi hetuar dhe gjykuar dy herë, kur ka qenë nëpunës i thjeshtë në 2016 kur ka qenë punonjës i OSHEE-së dhe prokuroria ka thënë nuk është në kushtet e ndalimit të funksionit. Edhe tani, që është kryetar bashkie, gjykohet nga e njëjta prokurori dhe rezultatet janë të njëjta. Zoti Malaj nuk duhet të diskutohet më. Të shterohen të gjitha akuzat e pabaza, pra mos lihet e hapur, mbylleni këtë si procedurë.

Denar Biba: Kërkesa të tilla mund të vijnë në mënyrë të vazhdueshme prokurorisë dhe duke qenë se mes dy kërkesave mund të kenë ndodhur veprimtari të ndryshme por nuk mund të merren 15 vendime për një subjekt, pa parë vlefshmërinë e vendimit të parë, që këtij zotërisë i lejoi kandidimin dhe ai u zgjodh.

Avokatja e Agron Malajt: Nuk ka rezultuar asnjë fakt i ri nga prokuroria. Kërkoj pushimin e kësaj procedure.

KQZ vendos për Agron Malajn me 5 vota pro dhe asnjë kundër; Nuk preket nga dekriminalizimi

5 vota pro asnjë kundër, kryetari i KQZ-së, Zguri: Kastriot Gurra nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit te funksioneve publike.

Pretendimi i PD-së
Por si është historia?  Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje. Ai nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë. 

Sa i përket kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim e aq më tepër që të jetë dënuar për falsifikim të vulave, siç Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën pretendonte. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 16/06/2020 16:13

    Sa te jet tana ne pushtet asnje rilindas nuk preket

    Përgjigju
  • PD KAKA: 16/06/2020 15:59

    Po gjithandej mor parti bajg dilni bllof e marzallah se zini mend o wc publike parti leshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve