Salianji: Qeveria favorizon monopolet, subvencionet zero! Po godet fermerët

Salianji: Qeveria favorizon monopolet, subvencionet zero! Po godet fermerët

1667306930_Salianjidvoran770x433.jpg

Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaron se qeveria i godet fermerët për të mbështetur bizneset e veta të shpërndarjes.

Duke iu referuar takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Dvoran, Salianji shkruan se fondet nuk kanë shkuar tek fermerët që punojnë, por tek oligarkët lokalë.

‘Qeveria është barra më e rëndë për fermerët!

Sot në Dvoran Rama nuk takoi fermerë, por klientelën që i ka dhënë miliona euro!

Fondet nuk kanë shkuar tek fermerët që punojnë, por tek oligarkët lokalë, ato janë përdorur për të pasuruar klientë apo për favorizime politike, prandaj sot Rama nuk takon dot dhe as përballet me fermerët! Qeveria nuk ka shpjegim se si në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit. Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto.

Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtë se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naftën se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e energjisë dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.

Subvencionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë.

Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset, qeveria i godet fermerët për të mbështetur bizneset e veta të shpërndarjes!

Fermerët janë larguar nga Shqipëria duke i zbrazur fshatrat, ata që kanë mbetur nuk po mbijetojnë dot!

Protesto!’- shkroi Salianji.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët në Dvoran: Ata që lenë tokën djerrë do kenë super taksim


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia