Salianji: Qeveria ka braktisur
qytetarët, i shërben narkotrafikut

Salianji: Qeveria ka braktisur<br />qytetarët, i shërben narkotrafikut
Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji ishte pranë rrugës nacionale Korçë-Ersekë e cila sipas tij ndodhet në punime prej 3 vitesh e gjysmë por ende nuk ka përfunduar.

Ai është shprehur se qindra projekte infrastrukturore të cilat kanë projekt dhe financimin gati nuk janë përfunduar prej 3 vitesh nga qeveria e Edi Ramës.
 
Kjo rrugë nacionale që lidh më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës me Korçën mbetet një prioritet për këta banorë të cilët vuajnë mungesën e saj për të dërguar produktet bujqësore në treg apo për të pritur turistë në një nga zonat më të bukura të vendit.
 
Salianji tha se kjo qeveri nuk ka prioritet qytetarët por vetëm interesat e saj të ngushta të një klani që po pasurohet me vjedhjen e taksave të shqiptarëve dhe narkotrafik.

Qeveria dhe Edi Rama, pavarësisht se ka gjetur projekte të gatshme, pavarësisht se janë lënë qindra projekte të financuara nga qeveria e mëparshme, nuk di dhe nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë. Sot jemi në një nga rrugët e Shqipërisë e lënë e gatshme me projekt dhe financim të cilën Edi Rama nuk e ka përfunduar ndonëse afati i përfundimeve ishte në Qershor dhe sot vazhdon të jetë në këtë gjendje të mjeruar. Kjo rrugë vijon të jetë kosto për më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës, që vazhdon të shkaktojë kosto për fermerët e kësaj zone për të nxjerrë produktet e tyre në treg, e që vazhdon të krijojë kosto për të gjithë familjarëve që përveç kostove kohore, kanë kosto të tjera financiare që janë të detyruar ti përballojnë si për naftë ashtu edhe për amortizimin e mjeteve. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të banorëve të kësaj zone, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ti çuar deri në fund projektet e lëna gati. Sepse kjo qeveri e ka braktisur qytetarin dhe e vetmja detyrë e synim e kësaj qeverie është është pasurimi me taksat e shqiptarëve, është pasurimi i narkotrafikantëve. Për këtë arsye Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën. Për këtë arsye Shqipëria ka nevojë për një qeveri tjetër e cila në themel të ketë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe jo interesat e një klani të ngushtë që ka themeluar një republikë të drogës në Shqipëri”, tha Salianji.

Kryetari i Partisë Demokratike të Ersekës, Viktor Dura tha se mungesa e rrugës ka shkatërruar ekonominë e banorëve. “Ka 3 vite e gjysmë që kanë nisur punimet por siç e shihni është e njëjta gjendje. Që nga fshatrat e Korçës por edhe kjo krahinë e gjitha si rrethi i Kolonjës, që përfshin Leskovikun, vuajnë mungesën e kësaj rruge. Bujqësia e vuan më shumë. Rruga e keqe ka prishur edhe makinat. Nuk kanë ndërmend për ta asfaltuar këtë rrugë”, tha Duro.

salianji

salianji

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur