"Vetëm regres dhe shkatërrim të çdo norme dhe morali demokratik po sjell rilindja! Sot po tallen duke bërë gjasme referendum me vetëm një palë, pa kundërshtarë, pa lista, pa çështje, pa parim...referendum për të vendosur që fjala e Ramës është më e lartë se statuti në hierarkinë e normave. Njësoj sikur të kërkojë referendum për të legjitimuar që fjala e Ramës është më e lartë se Kushtetuta. Zgjedhje bëheshin dhe në kohën e qoftë largut dhe rezultati ishte i njëjtë me referendumin e Ramës. Janë qesharakë deri në dhimbje por dhe një kërcënim i madh për demokracinë, votën e lirë", shkruan ai.
Për arsyet se pse Rama nuk bën zgjedhje për kryetarin e PS, Salianji thotë se qeveria nuk pranon të njohë vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë.
"Rilindësit janë të qartë nuk e njohin votën, nga sot të gjithë duhet të jemi më të qartë, kjo qeveri nuk pranon të njohë vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë, rruga e vetme është përballja dhe largimi sa më parë, me çdo mjet demokratik. Shqipëria nuk është pronë e Ramës, Rama nuk është pronar i qytetarëve! Pronar i PS fatkeqësisht është bërë me kohë! Rezultati i parë vjen nga Lezha 97%. S'besoj se ka asnjë dyshim pse Arben Ndoka të cilin procesi i dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit e emëroi të plotfuqishëm në PS-në e Lezhë. Po pres me kuriozitet nëse ky rezultat i Lezhës do të thyhet nga Kruja, Kavaja, Tepelena, Divjaka, Vlora etj, etj. I vetmi lajm nga referendumi është kush do të ketë rezultatin më të lartë!", shkruan në Facebook, Ervin Salianji, Sekretar për Aksionin Qytetar në PD.
Redaksia Online
Shqiptarja.com