Hamdi Salihi i siguron një tjetër trepikësh Skënderbeut.Kampionët në fuqi mposhtin Laçin 1-0 dhe ngjiten të vetëm në vend të dytë duke lënë pas Partizanin.
Në Korçë ishte sulmuesi shkodran që vendosi fatin e takimit me golin e shënuar në minutën e 20-të.41 pikë dhe Skënderbeu është forca e dytë e Superligës.
E pabesueshme ajo që ndodh në Shkodër. Vllaznia fiton me përmbysje 3-2 ndaj Flamurtarit në një ndeshje të çmendur. Në “Loro Boriçi” vlonjatët mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të Bushiç.
Kuqeblutë barazojnë me një supergol të Hebaj në minutën e 76-të por më e bukura nuk kishte ardhur ende në këtë takim. Minuta e 90-të dhe Elis Bakaj kalon vendasit në avantazh pas dy tentativave radhazi.
Por ende pa përfunduar mirë festa e shkodranëve Bushiç shënon sërish duke barazuar në 2-2. Ndeshja ishte dramatike dhe në minutën e 93-të Pjeshka shënon golin e fitores dhe këtë herë shkodranët kishin të drejtën legjitime për të festuar trepikëshin.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com