Salih-janët e fundit

Salih-janët e fundit

Statuja me mburojë dhe me shtizë

Tashmë nuk janë më njerëz të Partisë Demokratike. Nuk kanë asgjë të përbashkët me një parti, as me një opozitë. Janë një grup njerëzish, që siç e patëm parashikuar, sa vjen e zvogëlohen dhe… ngurtësohen. Si një statujë, me mburojë dhe me shtizë. 

I sheh të ngrysur rreth liderit të tyre të turpëruar me dy “non grata” ndërkombëtare dhe nuk hanë as arsyetim as logjikë. Kanë vetëm një synim: Të shajnë e të sulmojnë ata që mendojnë se kanë ndikuar që “Saliu” i tyre të damkoset nga dy superfuqi. Nuk u shkon nëpërmend se mos ndoshta, vallë, bën vaki, që faji të jetë tek vetë i emëruari “non grata” dhe njerëzit e tij. Mos ndoshta, ata, familjarisht, të gjithë bashkë iu turrën të voglës Shqipëri për ta bërë kockë e lëkurë. 

Asnjë nga këta salih-janë nuk e pyeti njëherë për vilën më gjigande buzë detit Adriatik në Gjirin e Lalëzit, asnjë nga këta Salih-janë nuk guxon ta pyesë se si gjendet tek një zyrë superluksoze në një kullë të bukur në Tiranë (në adresë të së cilës i shkojnë edhe letrat e shpalljes “non grata”), ai, Saliu i tyre, që e mbrojnë me mburojë dhe me shtizë. Mbledh nëpër televizione përreth “gazetarë” që gazetarë nuk janë dhe as njëri, as me gjysëm zëri të paktën t’i kërkojë: Si i bëri 19 kulla në oborr të qëndrës sportive dhëndrri rrogëtar? E më pas ta pyesin, si vazhdojnë të bëjnë jetë luksi familjarisht, udhëtime të shtrenjta, vende pasanikësh botërorë. Ku e kanë këtë fuqi? Dinë vetëm të përsërisin në pafundësi: po kanë kaq vite në opozitë!

Njerëzit në pushtet, dihet, sa më shumë të qëndrojnë, aq më shumë ua trazojnë stomakun qytetarëve të thjeshtë. Njeriu, sa më shumë të qëndrojë në pushtet, aq më shumë largohet, bëhet i padepërtueshëm ndaj njerëzores, empatisë, mirënjohjes; ndodh kështu kudo, ndodh kështu edhe në Shqipëri. Por, nëse si alternativë përballë tyre, ndodhet një Sali dhe ato pak salih-janët e tij, qytetarët marrin frymë thellë, bëjnë një sodë me ujë dhe me limon, e vazhdojnë të mendojnë për të keqen më të vogël në Shqipëri. 

Nuk është as SHBA, as Anglia e as ata që kundërshtojnë Saliun në Shqipëri shkaktarët e katandisjes së tij. Babëzia dhe vetëm babëzia i ka bërë si statuja të pajisur me mburojë e me shtizë. Por statujat, mbeten statuja. I përkasin tashmë historisë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTROOTI: 18/07/2023 14:38

    OK ALBA M: 1.Nuk më harrohet një shprehje e të madhit DRITERO AGOLLI.."..Një i çmendur të gjith i çmënd.." 2.Shimë e dinë por nuk e shkruajnë se Sb kurohej për PSIKOTROPE në vitet 70 dhe kurohej nga mjeku YLVI VEHBIU i cili iku në Amerikë e vdiq Atje nga frika e Sb President..!! -Shprehja e Sb..Unë jam S.Berisha o budollej..këtu të çon.As një politikan në botë nuk e përmënd emrin e tij si Ai..! 3.Sb ka deklaruar se do vrisja edhe E.Ramën si snaiperist i 5-të në 21 Janar..Apo nuk e ka dëgjuar SPAK këtë..!? 4.Sb ka deklaruar në TV KLAN I TIJ SE..Për Gërdecin nuk mund të lija kërkend të firmoste për mua KM i vëndit..!po këtë e ka dëgjuar SPAK..!? 5.Gazeta Shqipëtaria . Com ka botuar disa herë për aferën e Porto Romanos me fytyrat e Sb,Lb,Argitës,Kunatin të Lulit Kunatës,Fazlliçit..Po këtë e ka parë Dibrani Altin Dumani.? Pasi shkodranit Arben Kraja me vilë në Gj.Lalzit i falet si prekuror i Likes K.Ministër..!! 6.Në 33 vite janë vra mbi 260 polic në detyrë dhe vetëm një prekror i helmuar që zbuloi vrasjen e Remzi Hoxhës Armikun e Sb..! 7.Për Sb ka 101 fakte krimi në 33 vite.Ndaj u shpall në listën e ZEZË PËRJETSISHT. Nëse SPAK do qëndroi në KOMA..NËNAT SHAMIZEZA DO MALLKOJNË SPAK E JO MË SB.FLM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm