Gjatë një diskutimi në “Studio Live” në Report Tv, ku u habit që Sali Berisha vijon sërish sot me foltoren, avokati Zaçe Islami tha se kryetari i PD nuk e lejon të marrë pjesë.
Zaçe Islami: Del Saliu atje e bën paradë mode! Javë për javë ose një herë në 10 ditë, bën paradë mode, hedh ca shashka atje.
-Është prapë sot.
Zaçe Islami: Është prapë edhe sot?
-Sot ka atë foltoren me 20-30 vetë. Aty mund të shkoni ju e të shpalosni idetë tuaja...
Zaçe Islami: Kush të qas atje?
Bujar Nallbani: Pse?
-Po ju, s’jeni demokrat?
Zaçe Islami: Jo! S’më pranon njeri mua atje! Ai e di se ç’do t’i them unë po shkova atje!
Bujar Nallbani: Ajo është trimëri, jo këtu në studio televizive.
Zaçe Islami: Ti kujton se trembem a si e ke hallin? Hajde e më shoqëro, ta shohësh që nuk më lënë!
Lajmi kryesor:
‘O Sali, o idiot, mos hidh molotov!’ Avokati i drejtohet Berishës: Je tradhtar, ke përreth grup kriminal! Nallbani: E mori vulën në mënyrë të paligjshme











