Kryeministri Rama njihet tashmë si tifoz i zjarrtë i Juventusit dhe pas fitores në Champions League përballë Portos ka publikuar edhe një status në Facebook, por është përballuar me reagimet e komentuesve anti 'Zonjës së Vjetër'.
Në replikat mes Ramës dhe komentuesve nuk kanë munguar batutat 'thumbimet' për Berishën dhe Bashën, por as edhe ofendimet duke e shtyrë vazhdimin e ndeshjes nga fusha në Facebook.
'Juventusi fitoi, por në fund ndodh zhgënjimi i madh dhe më parë bëhet Basha kryeministër se bardhezinjtë kampionë Europe' shkruan njëri nga komentuesit në faqen e Ramës.
Por kryeministri i përgjigjet duke i thënë se je i vogël dhe se kupat e kampioneve të Juves nuk i mban mend dhe as nuk e kupton që nuk është skuadër futbolli është besim.
Simpatia për Juven ka zhgënyer tifozët e Interit, por Rama shprehet se i kam miq, se na lidh afeksioni për Murinjon.
Një tjetër komentues i thotë se "Vetëm Milani ju vjen hak Juve....më keq dhe se Sala të duket".
Ndërsa kryeministri i këshillon që të mos ngatërrojë Salën me Silvion se është si me ngatërru Champions-in me kampionatin e gjuajtjes me gur.
Por një tjetër ngulmon sërish te ish kryeministri "Saliu është me Milanin dha ka 7 Champions". Rama i përgjigjet me ironi se "Quhet Silvio ai jo Sali".
Ka edhe nga ata që 'thumbojnë' teksa shprehen se "Me Juven po fiton ndërsa me Bashën po humb".
E menjëhershme përgjigja e kreut të qeverisë që e këshillon "Mbahu ke Juvja se të tjerat janë sport i vështirë për ty".

Statuset e Ramës në Facebook
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Rama përgjigje brilante për tifozët">