Saliut i hidhen prangat më 6 dhjetor, nëse guxon e bën ndonjë marrëzi

Saliut i hidhen prangat më 6 dhjetor, nëse guxon e bën ndonjë marrëzi

Sali Berisha

Kjo kohë politike është një kohë, e cila pritet të sqarojë gjithçka.

Çështja e këtyre ditëve qëndron vetëm te një pikë: protesta e Saliut kundër Bashkimit Evropian.

Një skifo politike është kjo, nga ato lloj skifosh, që, në fakt, e kanë si natyrë vetëm të tremburit e dëshpëruar që shpresën e kanë te kundërshtarët e Perëndimit.

I.

Protesta e organizuar për në Tiranë në datën 6 dhjetor, kur Tirana duhej të ishte në festë, sepse Bashkimi Evropian ndodhet me samit në Tiranë, është kundër interesit të Shqipërisë.

Kush po e organizon këtë protestë?

Me një arsye të thjeshtë politike këtë po e kërkon ajo fuqi kundërshtare e Shqipërisë që ndërkohë është e shqetësuar nga vlerësimi i madh që po merr Shqipëria nga Bashkimi Evropian.

Kush mund të jetë kjo?

Është Rusia, e pas saj edhe Beogradi, kuptohet, sepse këta ndërkohë janë shprehur me tension kundër samitit të Tiranës.

Por, gjithashtu, nga sjellja kuptohet se shumë i shqetësuar është edhe korrupsioni i lartë i Shqipërisë.

Domethënë që ky korrupsion është në të njëjtin shqetësim me Rusinë, dhe gjithçka tani është e kuptueshme.

Atëherë?

Kuptohet që, halli i Rusisë është edhe halli i Saliut e co.

II.

Cili është objekti i vërtetë i kësaj proteste të pritshme?

E turpshme është kjo lloj politike, por të gjithë po tallen me Saliun që ka frikë dhe nuk e shpreh dot qëllimin e tij në atë protestë.

Saliu ka frikë të thotë që ai vetë është kundër Bashkimit Evropian, por po na thotë se gjithçka që ai po bën me atë protestë, është kundër Ramës.

Po, ku hyn Rama në samitin evropian të Tiranës, përveçse si një mikpritës dhe një pjesëtar i samitit?

III.

Saliu kujton se, një gënjeshtër fshehëse-qëllimi me mendjen e një 13 vjeçari, do të bindë shqiptarët se ķy nuk është kundër Bashkimit Evropian. Por, në anën tjetër, a e bind dot Saliu edhe politikën e lartë perëndimore?

Por, çfarë po na thotë Saliu?

Po na thotë se ai po rreket të bindë Bashkimin Evropian që Rama është pushtues i Shqipërisë. Por, politika e lartë dhe evropianët me eksperiencën e tyre, këtë e marrin si një shqetësim psikik të një mendjeje të sëmurë. Kjo sepse, pasi ka dalë nongrata në Amerikë, Saliut, çdo shqetësim mendor i vjen nga ideja fikse se ai mund të jetë edhe nën akuzë.

Por, çfarë mendohet sak, për atë që mund të ndodhë në datën 6 dhjetor në Tiranë?

Asgjë nuk mendohet të ketë; madje edhe tubimi protestues i Saliut do të jetë mëse qesharak, sepse nuk ka objekt përse po proteston. Në fakt, objekti i fshehur i një proteste, tulat protestën, se në thelbin e një logjike të pastër, fshehja e objektit të një akti, është vjedhje.

Kurse, ndërkohë opozitës nuk i është dhënë leje që tubumi i saj protestues të mbahet përpara kryeministrisë, por në Sheshin Skënderbe. Dhe është e arsyeshme, sepse, në një kohë terrori ndërkombëtar, siguria e qeverive perëndimore nuk mund të cenohet nga një lojë fëmijësh që kuptohet se është e kurdisur nga Rusia.

Dhe pikërisht për këtë, Ministria e Brendshme ka vendosur të përdorë edhe mjete të blinduara.

Kjo tregon që shërbimet partnere kanë të dhëna për ndonjë skemë dhune.

Gjithsesi, masat mbrojtëse do të jenë shumë të rrepta, por duhet theksuar se këto masa janë domosdoshmëri kudo ku do të mblidhej një samit i Bashkimit Evropian, dhe nuk janë veçanërisht për Shqipërinë. Kurse Saliut, pikërisht për këtë, nuk ka gjasë që t'i feksë ajo që ka në kokë të bëjë.

Dje ai foli i trembur kur i tha opinionit se, kundër tubimit të tij protestues në Tiranë, do të përdoren mjete të blinduara.

Por, në anën tjetër, nëse vërtet do të identifikohen të huaj të dyshimtë në protestën e Saliut, gjendja e akuzës kundër tij, domosdoshmërisht do të sjellë goditjen penale për një krim të rëndë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bajs: 03/12/2022 21:34

    Saliu nuk ka kellqe te beje gje. Vetem therret dhe fshihet si frikacak qe eshte! Ja ta tregojne se sa burre eshte!

    Përgjigju
  • Lani: 03/12/2022 16:09

    Ha m.. se te qeras qeveria .

    Përgjigju
  • Iris: 03/12/2022 15:01

    Skllavi Luces tani tregon prralla me qeros. Nuk arrestohet njeri nese ben "marrezira" por vepra penale. Kaq gje duhet ta dije edhe "avokati" me i rendomte ne Shqiperi. Ore mire qe Beogradi, por a e di ky teveqeli se ka 12 vite qe "diktatori" i Beogradit, Vucic, ka vetem nje shok per koke ne Ballkan -Ramen?? Demek thua ja ben per inat shokut?? Pyke por ne diell fare.

    Përgjigju
  • Vera: 03/12/2022 14:29

    Ishalla ben ndonje marrzi e ti vihen prangat,e te shpëtojmë njehere e përgjithmonë prej tij

    Përgjigju
    • Arbërori: 03/12/2022 19:19

      Ti je shqiptare apo vetëm shqipfolëse, serbia duhet zhdukur nga daska e gadishullit ballkanik përgjithmon.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?