Salla e re moderne e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë inaugurohet me kolosët botërorë Placido Domingo dhe Ermonela Jaho! Rama poston videon: Po pres me padurim

TIRANË- Pas më shumë se katër vitesh rikonstruktim, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të hapë dyert për të gjithë artdashësit në një mbrëmje gala që do të organizohet me 15 shtator. Në inaugurimin e teatrit do të ngjiten në skenë kolosët botërore Placido Domingo dhe Ermonela Jaho. Ndërkohë, orkestra do të drejtohet nga dirigjenti anglez Martin Andre.

I entuziazmuar për hapjen e teatrit, kryeministri Edi Rama përmes një postimi bën me dije se shfaqja do të mbahet në orën 19:00, teksa thekson se mezi po pret që të ngrihet perdja e skenës ku do të ngjiten dy yjet që kapën majat e botës, duke iu referuar kështu Jahos dhe Domingos.

“Mirëmëngjesi dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka nisur në janar të 2017 për t'iu nënshtruar kushteve më bashkëkohore dhe moderne. Në një intervistë për ‘Report Tv’, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka thënë se skena e teatrit është rikonceptuar me dy ballkonata, ndërsa është siguruar akustika maksimale. Projekti fillestar i rikonstruksionit është 1.2 miliardë lekë, por për arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/09/2021 00:24

    Placido Domingo ka qene emer i madh,por tani ne kohen e levizjes //# Me Too //,ylli i tij e ka humbur shkelqimin.

    Përgjigju
  • Vini: 12/09/2021 07:15

    Ku eshte kulla se spo e shof? O shoqata per teatrin ku jeni mo? Apo qe kur akuzuat Soreca u braktiset nga te gjithe, te majte e te djathte.

    Përgjigju
    • O Vinoooo: 12/09/2021 10:49

      Mos i ngaterro gjerat! Eshte teatri i operas dhe i baletit (pallati i kultures). Apo s'e qene ndonjehere ne Tirane?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS