Salla e studimit në Arkivin e Shtetit, hapur edhe të shtunave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave vazhdon të çelë dyert për studiuesit. Tashmë të gjitha ata që janë të interesuar për materiale të ndryshme kanë mundësi që të shfrytëzojnë sallës e studimit me një orar më të zgjatur. Nga data 15 qershor salla e studimit do të funksionojë edhe pasditeve deri në orën 19:00. Drejtori i këtij institucioni, Ardit Bido, flet për këtë iniciativë të re

 “Kjo është një risi që u vjen të gjithë studiuesve dhe të gjithë të interesuarve që duan të shfrytëzojnë ambientet e sallës së studimit. Ashtu si dhe në arkivat më të mëdha perëndimore, është një ndihmë që iu vjen studiuesve të cilët tashmë nuk kanë nevojë që të marrin leje nga puna e tyre, në mënyrë që të vijnë në arkiv, po kanë mundësi që të programojnë kohën, të vijnë atëherë kur ata kanë mundësinë dhe të mundet të nxisim në këtë formë studimet, sidomos në fushën albanologjike, ku Arkivi Qendor Shtetëror është burimi më i madh”, shprehet drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido.

Edhe për studiuesit e pranishëm në Arkiv kjo risi është mundësi e mirë për ta.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm edhe dobiprurës për studiuesit e rinj. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të bërë studime serioze. Pasi këtu mund të vijnë edhe nga rrethet, jo vetëm nga Tirana”, shprehet historiania dhe studiuesja Ana Lalaj.

Edhe pwr studiuesin Xhavit Shala wshtw njw hap shumw pozitiv, qw gjithmonë edhe më tepër po ofrohen materiale, që dikur kanë qenë edhe të paksesueshme.

“Jam pedagog edhe ish-punonjës i vjetër i Arkivit, vij pas një distance të madhe kohore dhe jam shumë i impresionuar për ndryshimet radikale. Mendoj se kjo përpjekje do të ndihmojë studiuesit që të kenë më shumë mundësi për të studiuar materiale të ndryshme. Kjo për ne është një lehtësi tjetër në punën tonë studimore”, shprehet studiuesi Artan Puto.

Ndërsa, për drejtorin e Arkivit të Qendrës së Forcave të Armatosura,Teki Kurti, kjo risi është një mundësi e mirë edhe për politikanët, të cilët shpeshherë flasin pa u ballafaquar me dokumentet

“Është një risi, sepse shërbimi online edhe ditën e shtunë krijon akses për të gjithë studiuesit. Kjo është krijuar edhe për qytetarët, por mund të bëhet thirrje, që edhe politikanët para se të flasin, të vijnë edhe të ballafaqohen me dokumentet, që të kuptojnë se duhet folur më pak, se këtu janë gjurmët e shoqërisë njerëzore”, shprehet Teki Kurti, drejtor i AQFA-së.

Për të gjithë studiuesit salla e studimit në drejtorinë e Arkivave të Përgjithshme do të qëndrojë e hapur edhe ditën e shtunë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh