Sallatë e ftohtë me makarona
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- Domate qershi
- Ullinj
- Djathë i bardhë
- Vaj ulliri
- Borzilok
- Kripë piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë. I lemë makaronat të ftohen dhe ndërkohë përgatisim një salcë borziloku duke vendosur ne një mikser borzilok, vaj ulliri, kripë, piper. I vendosim makaronat në një tas ku shtojmë salcën e borzilokut, djathin e bardhë të prerë në kubikë, ullinjtë dhe domatet qershi. Në fund shtojmë pak vaj ulliri dhe erëza për shije.
Komento