Sallatë me patate, kastravec e koper

Përbërësit:

500 gr patate

1 qepë e kuqe

3 lugë gjelle uthull molle

150 ml lëng perimesh

1/2 lugë kafe sheqer

1 kastravec

4 rrepa të kuqe

Kripë, vaj ulliri

1 lugë gjelle koper të grirë

Përgatitja:

Lajme mirë patatet, i ziejmë ato për 25 minuta në ujë të vluar. Derdhim ujin dhe i qërojmë ato sa janë të ngrohta dhe i lemë të ftohen. Më pas i presim patatet në feta dhe i spërkasim me pak kripë.

Qepën e presim në shirita dhe e vendosim të ziejë në lëng perimesh, uthull, një majë luge sheqer dhe pasi të ziejë për pak minuta e shtojmë mbi patatet e prera. Shtojmë vajin e ullirit, e përziejmë me patatet dhe i lemë të marinohen për 30 minuta të mbuluara.

Presim kastravecin në feta të holla gjithashtu dhe rrepat dhe i shtojmë në sallatë. 10 minuta para se ta shërbejmë sallatën e spërkasim me koper të grirë hollë.