Salloni përdor imazhin e saj për të
tërhequr klientë, Aurela revoltohet

Salloni përdor imazhin e saj për të<br />tërhequr klientë, Aurela revoltohet
Aurela Gaçen e ka bërë jeta 'të egër' dhe prandaj duhet të sqarojë çdo gjë në rrjete sociale. Këngëtares i 'ka rënë në qafë' së fundmi një sallon bukurie në Tiranë, që ka shfrytëzuar imazhin e saj për të tërhequr klientë. 

Në llogarinë e kësaj qendre estetike në Facebook, është postuar fotoja e një vajze të ngjashme me këngëtaren, e cila po bënte thonjtë. Fansat e Aurelës, duke e njohur mirë këtë të fundit dhe pamjen e fytyrës së saj, i kanë dërguar fotografinë në Facebook, ndërsa Gaçe i ka 'çjerrë maskën' në mënyrën më 'aureliane' të mundshme. 

Sidoqoftë, thonë që nuk ekziston diçka e tillë si publiciteti i keq dhe pronarët e këtij e salloni i siguruan vetes një goxha reklamë nga Aurela Gaçe dora vetë!


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

87/2
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjithë hallet e 'Trump'-istëve shqiptarë, pas 'fitores'

Mero Baze: Gjithë hallet e 'Trump'-istëve shqiptarë, pas 'fitores'