Salvini premton të ndihmojë Libinë për të frenuar valën e imigrantëve

Salvini premton të ndihmojë Libinë për të frenuar valën e imigrantëve

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, i njohur për pikëpamjet e tij kundër imigracionit, tha gjatë një vizite në Libi, se ka propozuar ngritjen e qendrave të pritjes për imigrantët në jug të Libisë, me qëllim që të ndalohet fluksi i imigrantëve përmes Detit Mesdhe për në Itali.

Vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit Ministri i Brendshëm i Italisë e bëri pikërisht në kryeqytetin libian Tripoli, për të shprehur përkushtimin e tij për t’i dhënë fund fluksit të imigracionit, që ka shkaktuar ndjenja anti imigracionit në mbarë Europën dhe solli në pushtet të Itali partinë e tij që mbështet pikëpamjet ksenofobike.

Partia e ekstremit të djathtë e zotit Salvini e zhvilloi fushatën elektorale të zgjedhjeve që e sollën në pushtet në fillim të qershorit, me moton për t’i ndaluar imigrantët nga Afrika të hyjnë në Itali dhe t’i dëbojnë ata që tashmë ndodhen atje për në qendra imigrantësh, por pa përcaktuar vendin ku ato mund të ngrihen.

Libia ka qenë vendi kryesor nga ku janë nisur imigrantët për në udhëtimin e tyre me det drejt Europës, që kur rrugët nga Turqia u mbyllën pas marrëveshjes së Ankarasë me BE-në në vitin 2016. Në një konferencë të përbashkët shtypi me zëvendëskryeministrin e qeverisë libiane me mbështetjen e OKB-së, Ahmed Maiteeg, Salvini këmbënguli se propozimet e reja në Bashkimin Europian për të krijuar qendra azili për identifikimin e imigrantëve, duhet të ngrihen në kufijtë jugorë të Libisë dhe jo në Europë, siç propozoi fillimisht Franca.

Salvini tha se qendrat për imigrantët do të pakësonin tensionet si në Libi, edhe në Itali. Por zëvendëskryeministri libian Ahmed Maiteeg, tha se ndërsa qeveria libiane është e gatshme të trajtojë çështjen e imigracionit, ajo “hedh poshtë tërësisht ngritjen e kampeve të imigrantëve brenda Libisë.”

Ministri i Brendshëm italian Salvini, gjatë vizitës së tij në Libi, po ashtu u zotua se do t’i ndihmojë autoritetet libiane të vendosin kontroll në territorin e vendit, përfshirë ujërat territoriale, për të mos i lejuar imigrantët të largohen për në vende të tjera. Ai tha se Libia dhe Italia nuk mund t’i përballojnë të vetme kostot ekonomike dhe sociale të imigracionit./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)