Një sulm verbal nda SYRIZA-s ka shpalosur kryeministri Antonis Samaras, gjatë fjalimit në sekretaratin politik të Demokracisë së Re, duke akuzuar partinë kryesore të opozitës për injorancë dhe arrogancë, ndërsa u shpreh optimist se do t’i fitojë zgjedhjet, me armë të vërtetën dhe përgjegjësinë.
“Beteja elektorale që kemi përpara është më e rëndësishmja që po bëhet në Greqi këtu e dekada, populli ynë nuk i donte zgjedhjet, sepse krijojnë rreziqe në kohën që vendi kishte dalë nga recesioni, sapo kishte marrë drejtimin e ditës së nesërme. Megjithatë, vendin e çoi në zgjedhje një minoracë, që u koalicionua me deputetë që përfshiheshin tek SYRIZA dhe Agimi i Artë. Kjo aleancë e të papërgjegjshmëve dhe ekstremistëve anulloi çdo përpjekje konsensusi. Dhe si mund të besh konsensus me shantazhimin nga minoranca e parlamentit? Konsensus për destabilizimin e vendit, në momentin që Greqia po e ngrinte kokën lart. Konsensus ndaj përçarjes së brendshme dhe izolimit të jashtëm të vendit. Të gjitha këto i zgjodhën ata, ne u qëndruam përballë. Ne qëndrojmë në këmbë dhe kemi të drejtë në tre gjëra: ecurinë europiane të vendit që ata e minojnë, zhvillimin që sapo filloi dhe që ata me çdo mënyrë duan ta anullojnë, normalitetin demokratik, që ata me çdo mënyrë duan ta hedhin në erë”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA