SHBA - Kryeministri grek Samaras ka deklaruar dje se do ta “shkulim nga vendi, partinë neonaziste “Agimi i Artë”. Duke folur në Komitetin Amerikano-Çifut në Nju Jork, Kryeministri grek është shprehur  se nuk ka vend për neonazistët në botën demokratike .

“Partia neonaziste “Agimi i Artë” duhet të eliminohet. Është e rëndësishme për ne që të shkulim nga vendi këtë grupim,"- u tha dje Samaras udhëheqësve hebrenj, duke folur në lidhje me arrestimet e kësaj fundjave të rangut të lartë disa anëtarëve të partisë, përfshirë edhe disa deputetë .

"Anëtarët kryesorë të “Agimit të Artë” janë arrestuar dhe janë duke u ndjekur penalisht ",-  tha ai. - "Ata janë një grup kriminal që  do të gjykohet në mënyrë demokratike."
 
"Nuk duhet të ketë asnjë lloj hapësire ​​për neonazistët në asnjë pjesë të botës demokratike,"-  tha Samaras, duke i vlerësuar veprimet e qeverisë së tij ndaj “Agimit të Artë” si unike në Evropë.

Komentet e Samaras erdhi një ditë pasi Benjamin Albalas -  kreu i Bordit Qendror të Komuniteteve Çifute në Greqi  tha për “The Jerusalem Post” se ai mendonte se "qeveria greke do t’i shkojë deri në fund, çrrënjosjes së “Agimit të Artë “.

Redaksia online
(armanda.shtëmbari/shqiptarja.com)