Samir Ujkani me shumë mundësi do të luajë sezonin e ardhshëm me fanellën e Palermos. Portieri kosovar, aktualisht te Novara, është opsioni numër një i siçilianëve, në rast se Viviano do të shkojë tek Interi.
Lajmin e dha portali italian Calciomercato.com, që nuk e konsideron aspak “fantashkencë” rikthimin e portierit të Kombëtares shqiptare, te skuadra që zotëron edhe gjysmën e kartonit të tij. Skenari është “skicuar” plotësisht.
Viviano, i cili është në bashkëpronësi të Interit dhe Palermos, është duke bërë një sezon shumë të mirë, duke hapur edhe dritaren e pjesëmarrjes në finalet e Europianit 2012. Palermo e ka të qartë, se nëse largohet numri 1 i Interit, Hulio Sezar, atëherë Viviano është kandidati kryesor për të marrë në dorëzim shtyllat në “Meaca”.
Sipas Calciomercato.com, Palermo nuk ka pse të kërkojë në horizont për zëvendësuesin e tij, në një farë mënyre e ka në shtëpi. “Bëhet fjalë për Ujkanin, - thekson portali italian, - mbrojtësin ekstrem kosovar, me pasaportë shqiptare.
Samiri, në bashkëpronësi midis Palermos dhe Novarës, ka bërë një “praktikë” të ashpër në Piemonte, dhe në moshën 24-vjeçare, Palermo mund të ishte rasti i tij i madh. Në fakt, Ujkani ka luajtur vetëm një ndeshje me Palermon, pikërisht kundër Milanit, pesë vjet më parë. Ujkani këtë sezon është dalluar për pritjen e penalltive, teksa ka qenë i suksesshëm në katër të tilla, dy me Novarën në Serinë A dhe dy me Kombëtaren shqiptare në miqësoren kundër Gjeorgjisë, duke ia rritur shumë kreditet vetes.
Samiri vlerësohet si nga portierët e rinj më të mirë të kampionatit italian, ku një nga kulmet e tij është dhe ndeshja kundër Interit, ku dhe u përfshi në një listë të zgjedhur lojtarësh protagonistë të fundjavës, e ku bënte pjesë edhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.(albania sport)
/Shqiptarja.com