BRUKSEL - Liderët e Bashkimit Evropian kanë filluar në Bruksel bisedimet për samitin dy-ditor në përpjekje për të arritur një marrëveshje për buxhetin 7-vjeçar të BE-së. Shpenzimet e larta dhe shkurtimet do të jenë çështjet kryesore të 27 shteteve anëtare të Eurozonës.
Komisioneri europian Jose Manuel Barroso u ka bërë thirrje liderëve të diskutojnë me frymën e përgjegjësisë pasi vonesa të tjera mund të ndikojnë negativisht në këtë periudhë ku ekonomia është e brishtë.
Britania e Madhe, Gjermania dhe vende të tjera veriore evropiane duan të ulin shpenzimet e BE-së për të pasqyruar shkurtimet e bëra nga qeveritë e bllokut.
Pak ditë më parë presidenti Francois Hollande u shpreh se Franca do të mbajë një qëndrim të ashpër pasi kushtet ende nuk janë krijuar dhe shpresojmë për një marrëveshje të suksesshme mbi një perspektivë financiare.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje partnerëve të BE-s të punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje.
Buxheti i Bashkimit Evropian do të diskutohet gjatë një samiti të veçantë sot dhe nesër pasi në nëntorin e kaluar 27 vendet e bllokut nuk arritën të binin dakord mbi shumën 1 trilion euro.
Redaksia Online
(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com