Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ambasadori gjerman për Report Tv: Tregon rëndësinë që ka rajoni për ne

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf, e cilëson këtë ditë shumë të rëndësishme për Tiranën dhe rajonin. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj ai thotë se organizimi i një samiti të tillë në vendet e Ballkanit tregon rëndësinë dhe vëmendjen që ‘Unioni’ i jep vendeve të rajonit.

“Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Një ditë e madhe dhe e pazakontë që liderët e BE udhëtojnë jashtë Bashkimit Evropian për një samit të tillë. Kjo është shenjë e madhe besimi dhe ndihme për rajonin. Ne jemi përkrah jush dhe ju duam në Bashkimin Evropian. E kemi kuptuar rëndësinë e këtij rajoni me Union. Gjermania gjithmonë e ka mbështetur Shqipërinë.  Ne jemi shumë të lumtur që e gjithë BE, e shtyrë edhe nga lufta, e ka rritur mbështetjen për vendet e Ballkanit”, tha Zingraf për Report Tv nga ambientet ku po zhvillohet Samiti.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë