Në fillim të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel, presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova ka shënuar progres në reforma si sundimi i ligjit dhe ekonomia përgjatë viteve të fundit, por Unioni nuk e ka vlerësuar këtë përparim.

Sidoqoftë, ajo thekson se Kosova nuk do të heqë dorë nga qëllimi për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian, pavarësisht vështirësisë që mbart ky objektiv.

"Nuk do të heqim dorë nga rrugëtimi në BE pavarësisht sa i vështirë do të jetë. Vendi ka pasur përparime në reforma si sundimi i ligjit dhe ekonomia, por fatkeqësisht nuk është përkthyer në hapa përpara drejt BE-së. Shpresojmë se me kalimin e kohës të gjitha vendet anëtare do e kuptojnë se anëtarësimi i Kosovës përmes një procesi të merituar, është diçka edhe në përfitim të BE-së",- tha Osmani.

E pyetur mbi mungesën e Serbisë në këtë samit, Osmani tha se prania e Beogradit zyrtar në evente të tilla ka qenë e një shteti që mbron intereresat e Rusisë.

"Nuk e paskam vënë re mungesën e tyre. E vetmja gjë që Serbia ka sjellë ndonjëherë në këtë samit ka qenë prezenca e një shteti që mbron interesat e Rusisë",- tha Osmani.


Lajmi kryesor:

Nis samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! Rama pritet nga presidenti i KE dhe Kaja Kallas (Temat e diskutimeve)