Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor

BRUKSEL - Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor u takuan më 18 dhjetor në Bruksel, në kuadër të një samiti që synonte forcimin e partneritetit strategjik midis dy rajoneve dhe për të thelluar bashkëpunimin drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE.

Në përfundim të samitit, u miratua një deklaratë e përbashkët ku nënvizohej domosdoshmëria e bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe të begatë, duke vënë theksin te destabiliteti i krijuar nga luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

“Ballkani Perëndimor dhe BE-ja ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për përballimin e sfidave urgjente,” thuhej në deklaratë.

BE-ja zotohet për të përshpejtuar integrimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor gjatë procesit të zgjerimit, duke përfshirë përfitime konkrete për qytetarët dhe avancim të reformave. Pesë vende të rajonit kanë paraqitur tashmë agjenda reformash, të cilat do të mbështeten nga Plani i Rritjes.

BE-ja është e përkushtuar për të sjellë partnerët e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së tashmë gjatë procesit të zgjerimit.

“Integrimi i tyre gradual tashmë ka filluar në fusha të ndryshme të politikave, duke përgatitur terrenin për anëtarësim dhe duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët, në mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita.

Ne përgëzojmë pesë prej partnerëve për përgatitjen dhe paraqitjen e agjendave të tyre të reformave, të miratuara nga Komisioni, të cilat do të jenë baza e zbatimit të Planit të Rritjes”, thuhet në deklaratë.

Në fushën e energjisë, në deklaratën e përbashkët mes BE dhe Ballkanit Perëndimor thuhet se vendet e këtij të fundit duhet të përdorin mekanizmin e BE-së për blerje të përbashkëta të gazit dhe LNG-së, në mënyrë që të reduktojnë varësinë e tyre nga gazi rus.

Deklarata gjithashtu vlerësoi përparimin drejt përafrimit me politikën e vizave të BE-së dhe lejimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në zonën Shengen.

Në fund, u riafirmua nevoja për bashkëpunim më të thellë në fusha kyçe si: menaxhimi i migracionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës dhe qëndrueshmëria ndaj kërcënimeve hibride e kibernetike.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës