Samiti i BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Ja rrugët që do bllokohen nga 5 dhjetori ora 14:00 deri kur të ikë personaliteti i fundit (HARTA)

TIRANË- Që në 5 dhjetor, ora 14:00, të gjitha rrugët rreth Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe stadiumit ‘Air Albania’ do të jetë të bllokuara, si masë sigurie e marrë për mbarëvajtjen e ngjarjes historike që do të zhvillohet në Tiranë në 6 dhjetor, Samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Në këto akse rrugore, brenda perimetrit të sigurisë do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm lëvizja e banorëve të zonës. 6 dhjetori nuk do të jetë pushim për administratën apo për shkollat/universitetet. Mësimi do të vijojë normalisht si te Shkolla ‘Kosova’, Liceu Artistik, si dhe universitete që janë brenda këtij perimetri.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, me anë të një konference për mediat, ka sqaruar me detaje se si do të bëhet hyrja.

“Çdo person duhet të ketë kartën e punës dhe kartën e identitetit. Për ‘Liceun’ dhe shkolla ‘Kosova’ dhe universitetet, janë marrë masat për të mos penguar mësimin. Sa i përket banorëve, do ketë punonjës policie që do shoqërojnë në vendbanim qytetarët që do e kenë në shtëpi, dhe i njohin banorët e zonës që janë rezidentë. Do të vendosen gjatë këtij shërbimi do ketë shumë delegacione dhe shoqërime dhe janë marrë masa për mos pengimin e tyre”, tha Jaupi.

Pra për drejtorin Jaupi do të vendosen punonjës policie, përgjegjës për atë zonë që njohin banorët e zonës që janë rezidentë dhe do t;i shoqërojnë banorët deri në banesë. Mbetet ende e paqartë dhe kërkon sqarim të mëtejshëm nga policia fakti se si do të vërtetohet se dikush banon aty, apo edhe vërtet ka policë që njohin të gjithë banorët e zonës?

Gjithashtu, do të ketë edhe ndalim të qarkullimit të automjeteve nga Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”. Si edhe për të gjithë personalitete që do të vijnë në rrugë tokësore, është marrë masa që të shmanget trafiku i rënduar. Për pasojë do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.  

Në këtë dhjetor, Tirana do të jetë ‘kryeqendra’ e liderëve europian e për rrjedhojë, për hartimin e këtyre masave ka bashkëpunuar me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE, si edhe po mbahen kontakte me INTERPOL dhe EUROPOL, për shkëmbimin në kohë të informacioneve. Policia Shqiptare do të angazhojë në terren mbi 60% e efektivëve që janë angazhuar për ndeshje apo aktivitete të tilla të këtij lloji në Tiranë, përfshirë edhe forcat ‘Shqiponja’.

Në fund, Jaupi ka edhe një thirrje për qytetarët që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete gjatë kësaj dite në këto akse.

Të gjitha rrugët që përbëjnë perimetrin e sigurisë, lëvizin në këmbë vetëm banorët
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium; Rruga “Dervish Hima”; Rruga “Asim Zeneli”; Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.= Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC; Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.

Rrugët ku ndalohet lëvizja me makina
Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor; Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.  Ndalohet lëvizja me automjete të tonazhit të rëndë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Hyrja e punonjësve dhe studentëve 
 Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Gërmenji”;
- Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;
- Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;
- Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;
- Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Frederik Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;
- Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.

 

 

Harta me rruget e bllokuara

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Samiti i BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, policia zbulon planin e masave të marra

 

Policia e Shtetit ka publikuar masat që janë ndërmarrë në kuadër të samtit të BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më datë 6 dhjetor.

Deklarata e plotë e policisë

Së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Rendit dhe Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Rrugore, jemi këtu, për të bërë prezente masat e marra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit publik, gjatë zhvillimit  të Samitit të Bashkimit Europian – Për Ballkanin Perëndimor. Zhvillimi i Samitit të Bashkimit Europian, në Tiranë, më 6 dhjetor, shënjon një event tejet të rëndësishëm për prespektivën europiane të Shqipërisë. Lëvizja e qytetarëve të Tiranës, më 6 dhjetor, do të impaktohet drejtpërdrejt nga ky aktivitet me përmasa ndërkombëtare.

Nisur nga rëndësia insituticionale dhe nga impakti publik që ka ky event, Policia e Shtetit është e angazhuar në maksimumin e kapaciteteve të saj njerëzore dhe logjistike, për mbarëvajtjen e tij. Samiti i Bashkimit Europian përbën për qytetarët e Republikës së Shqipërisë në tërësi, dhe për strukturat e Policisë së Shtetit në veçanti, një mundësi të artë, për të dëshmuar kontributin e gjithsecilit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për të rivënë në pah, standardet e larta të sigurisë që përmbush vedi ynë, si dhe për të ndikuar drejtpërdrejt, tejet pozitivisht, në imazhin ndërkombëtar të vendit tonë.

Përmes sjelljes dhe qëndrimeve tona institucionale dhe qytetare, gjatë procesit të zhvillimit të këtij Samiti, ne kemi shansin që të dëshmojmë vlerat tona historike, si mikëpritja, mirëkuptimi dhe maturia, si dhe prespektivën europiane që kemi treguar ndër shekuj, dhe të cilën kemi rastin ta shpalosim më 6 dhjetor, gjatë zhvillimit të Samitit të Bashkimit Europian, në Tiranë. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit të Bashkimit Europian – Për Ballkanin Përëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë, me datë 6 dhjetor 2022.

Në zbatim të detyrave ligjore, si duke shfrytëzuar përvojën pozitive të fituar gjatë planifikimit, organizimit dhe menaxhimit të situatës së rendit dhe sigurisë publike, gjatë zhvillimit të aktiviteteve ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat, duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, rrugëkalimet e delegacioneve, ambientin ku do të zhvillohet ky samit, si dhe për garantimin e rendit publik në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë territorin e vendit. Paraprakisht, theksoj faktin se Policia e Shtetit, për hartimin e Planit të Masave dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë për Samitin e Bashkimit Europian – Ballkani Përëndimor, ka bashkëpunuar edhe me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE, me qëllim zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë, gjatë zhvillimit të aktiviteteve të këtyre përmasave.

Gjithashtu, për të garantuar sigurinë e këtij aktiviteti, po bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkembimin në kohë të informacioneve. Po kështu, po bashkëpunohet me Bashkinë e Tiranës, Autoritetet e Aeroportit të Rinasit, Autoritetet e Kontrollit të Aviacionit të Tiranës, Policinë Bashkiake të Tiranës, Shërbimin Zjarrëfikës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës, për mbarëvajtjen e tij.

Për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
Rruga “Dervish Hima”;
Rruga “Asim Zeneli”;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.
Në këto akse rrugore do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm levizja e qytetarëve që janë banorë, brenda perimetrit të sigurisë.
Theksojmë se kufizimet e mësipërme përbëjnë perimetrin e sigurisë së Samitit dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, për të respektuar kërkesat dhe procedurat ligjore, të normuara nga Policia e Shtetit.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor
Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”. 

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.

Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm konsistojnë në disa plane
Garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit.
Organizimin e shërbimeve policore për sigurimin e të gjithë perimetrit të sigurisë së Samitit.
Sigurimin e delegacioneve përgjatë gjithë rrugëkalimit, nga Rinasi për në Tiranë.
Eskortimin e delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Rinas.
Eskortimi i delegacioneve nga PKK Morinë, Kukës, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Morinë, Kukës.
Eskortimi i delegacioneve nga PKK Hani i Hotit, Shkodër, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Hani i Hotit, Shkodër.
Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës.
Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, etj.

Gjithashtu, për të mos krijuar pengesa në mbarëvajtjen e institucioneve që janë brenda perimetrit të sigurisë të këtij Samiti, si dhe të banorëve rezidëntë në perimetrin e sigurisë, sqarojmë se:

- Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Gërmenji”;
- Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;
- Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;
- Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;
- Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Frederik Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;
- Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.

Për të lehtësuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete, gjatë kësaj dite, si dhe që të përdorin akse rrugore dhe drejtime të tjera lëvizjeje. Ky kontribut i qytetarëve do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar, për garantimin e masave të sigurisë gjatë këtij Samiti. Në përfundim, falenderoj mediat për mbështetjen dhe siguroj qytetarët për gatishmërinë e plotë të strukturave të Policisë së Shtetit, për të zbatuar me përpikmëri të gjitha masat e planifikuara, me qëllim sigurimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit të Bashkimit Europian – Për Ballkanin Perëndimor, si dhe për një bashkëpunim efektiv me të gjithë aktorët e tjerë.

Ora 14:57
Tirana do të blindohet gjatë samitit të BE-së: Angazhim në kufijtë maksimal, përfshihen edhe forcat ‘Shqiponja’

 

Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat bëri me dije se janë mbi 60% e efektivëve që janë angazhuar për ndeshje apo aktivitete të tilla të këtij lloji në Tiranë.

‘Nuk po jap një numër të sakët, por është një angazhim në kufijtë maksimal që policia e shtetit ka pa lënë mënjanë funksionin normal dhe të strukturave vendore të policisë. Po kështu edhe shërbimet Shqiponja të Drejtorisë vendore Tiranë. Ka një numër mbi 60% e efektivave që kemi angazhuar për ndeshje apo aktivitete të tilla në Tiranë.’- tha Jaupi.

Ora 14:51
Zona e rrethuar nga policia për Samitin/ Ja si do bëhet lëvizja e banorëve të zonës! Mësimi dhe ‘Liceu’ dhe Shkolla ‘Kosova’ do vijojë normalisht

 

Në një kohë kur zona përreth kryeministrisë do të jetë nën masa të rrepta sigurie, Drejtori i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi ka sqaruar edhe se si do të veprohet me banorët që kanë shtëpitë në atë zonë si edhe për nxënësit e shkollës ‘Kosova’ dhe Liceut.

“Çdo person duhet të ketë kartën e punës. Për liceun dhe shkolla Kosova, janë marrë masat për të mos penguar mësimin. Do ketë punonjës policie që do shoqërojnë në vendbanim qytetarët që do e kenë në shtëpi, dhe i njohin banorët e zonës që janë rezidentë. Do të vendosen gjatë këtij shërbimi do ketë shumë delegacione dhe shoqërime dhe janë marrë masa për mos pengimin e tyre”, tha Jaupi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici: 03/12/2022 13:23

    Saliu kerkon te sfidoje shtetin duke deklaruar se Bulevardi Deshmoret e Kombit eshte i popullit bile ai kercenon me mosbindje. Kapeni nje dite perpara dhe mbajeni derisa te mbaroje Sammiti B.E. Ballkani i Hapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë