Samiti i Berlinit bën bashkë liderët e Ballkanit/ Mungojnë 'miku' i Gruevskit dhe Meta

Dita e nesërme do të bëjë bashkë liderët e ballkanit perëndimor, në Samitin që do të zhvillohet në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Delegacionet pjesëmarrëse në këtë takim nga vendet e ballkanit perëndimor do të përfaqësohen nga presidentët dhe kryeministrat e tyre, ndërkohë që ajo që bie në sy është se në delegacionin që përfaqëson Shqipërinë mungon presidenti i vendit, Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj. Gjithashtu në takim do të mungojnë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, George Ivanov.

Ky i fundit njihet për afërsinë me ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevksi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për shpërdorim natyre, por edhe për qëndrimet e tij anti-perëndimore.

Por ajo që nuk dihet është arsyeja pse në këtë takim do të mungojë presidenti i vendit tonë.

Nga udhëheqësit e Rajonit do të jenë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa përfaqësuesit e Serbisë do të jenë Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Temë e diskutimeve në Samit pritet të jenë marrëdhënia Kosovë-Serbi, çështjet e kufirit mes dy vendeve dhe vënia e taksës prej 100 për qind nga qeveria e Kosovës për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daja: 29/04/2019 10:50

    Po c'a ftese per Like Ziun,e njohin teper mire kete intrigant e hileqar provincial,ky do shkoje per lesh mbas kriminelit Berisha,jane si dy pika uji te dy,monstrat dhe palacot e ketij vendi qe meritojne ndeshkim mbare popullor.

    Përgjigju
  • Populli: 29/04/2019 10:33

    E kane peshuar mire se c,moster eshte ky palo president qe kemi,ky dordolec qe fshihet ne zyrat e presidences e ndjek Monen dhe Bashen ne veprimet e tyre prej rrugacesh me nje tufe mercenaresh te paguar,e turpshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës