Samiti i Berlinit i thirrur nga Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Kroacisë, Sllovenisë dhe Bosnje-Hercegovinës, si dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politika e jashtme, Federica Mogherini, ka bërë jehonë në mediat botërore.
Gazeta prestigjoze italiane “Corriere della sera” i ka kushtuar një shkrim të gjatë Samitit të Berlinit mbi të ardhmen e Ballkanit. Sipas korespondentit të gazetës, Paolo Valentino, “takimi i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në Berlin, ka shërbyer për të hapur një dialog të përgjithshëm për të shmangur destabilizimin e një rajoni që kurrë nuk u çlirua nga konfliktet endemike dhe potencialisht shpërthyese”.
Sipas gazetës italiane, tema më e nxehtë e diskutimeve ishte kriza në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Në samit gjithashtu e diskutueshme ka qënë ideja e mbështetur nga dy presidentët, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve përgjatë vijave etnike, ide për të cilën, po sipas gazetës, Mogerini është shprehur e hapur dhe mbështetet nga SHBA. Por ideja e dy presidentëve kundërshtohet nga Gjermania dhe Franca. Sipas gazetës, për Kancelaren Merkel “Çdo ndryshim i kufijve do të sjell destabilizim të ri në të gjithë zonën e Ballkanit”.
Për prestigjozen EuroNews, pikat kyçe të bisedimeve ishin mbështetja e pavarësisë së Kosovës, tarifat e larta reciproke, si dhe sugjerimet kontradiktore të shkëmbimit të territoreve ndërmjet dy vendeve. Merkel dhe Macron reduktuan pritjet e rezultateve konkrete, duke thënë se “forumi është në interesin e vendeve ballkanike dhe Europës për të siguruar stabilitet në rajon”./Përgatiti Ilir Çuçi
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4067
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të! Çfarë është arritur ndër vite dhe çfarë pritet nga takimi i 14 tetorit?
14 Tetor, 08:01
-
VIDEO/ Pjesëmarrësit e Samitit të Procesit të Berlinit ‘nxitojnë’ të hapin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u habitën nga ajo që gjetën brenda
18 Tetor 2023, 10:58
-
Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë
16 Tetor 2023, 22:09
-
Piramida përurohet në ditën e lindjes së Enver Hoxhës, Veliaj: Nga sot do i shërbejë gjeneratës së re dhe punëve të së ardhmes
16 Tetor 2023, 20:35
-
I pari kampus jashtë BE-së, përurohet Kolegji i Europës në Tiranë! Von der Leyen: Dhuratë që Europa po i jep Shqipërisë! Rama: BE-ja do na ketë gjithmonë me vete
16 Tetor 2023, 17:48
-
Tirana kryeqendra e Europës për 24 orë, samiti i Procesit të Berlinit merr vëmendjen e medieve ndërkombëtare
16 Tetor 2023, 17:15
-
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mbërrin në Tiranë, pritet nga Hasani! Mediat: Do kërkojë betimin e Belerit
16 Tetor 2023, 10:46
-
Skeda/ Procesi i Berlinit, nga prezantimi në gusht të 2014 me iniciativë të Merkel, te samiti i Tiranës, i dhjeti që prej themelimit! Çfarë është arritur
16 Tetor 2023, 08:54
-
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar
16 Tetor 2023, 07:26
-
VIDEO/ Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan pamjet e fundit nga Piramida: Gati për Tiranën kryeqytetin e Europës së Ballkanit
15 Tetor 2023, 21:23
-
Mero Baze: Izraeli i 'rrëmben' Macronit Kosovën
15 Tetor 2023, 21:15
-
Fatos Çoçoli: Çfarë fitojmë nga Procesi i Berlinit? Projektet për vitet 2024-2027
15 Tetor 2023, 18:48