Samiti i BE-së, reagon Tabaku: Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE

Samiti i BE-së, reagon Tabaku: Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE

1655375193_Screenshot14.jpg

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për komentin e Ramës në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?” – shkroi Tabaku.


Lajmi kryesor:

Samiti i BE-së, Rama: Duket se do të dëgjojmë një tjetër ‘Jo, më fal’ për hapjen e negociatave! Çfarë duhet të bëjmë ne atje?!


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione