SHBA është një fuqi botërore dhe është e angazhuar me aleatët e saj aziatikë për të mos toleruar që kombet e vogla të keqtrajtohen. Kështu është shprehur presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin e tij në samitin e G20 në Brisbane të Australisë.
Ai nuk përmendi qartësisht Kinën, por paralajmëroi rrezikun që vjen nga mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore, ku veprimet e Pekinit kanë ngritur shqetësim tek fqinjët e saj.
Obama këmbënguli se të gjitha vendet duhet të rrisin punën duke paralajmëruar se ‘Amerika nuk mund të mbajë të gjithë ekonominë globale mbi kurrizin e saj.’ Samiti 2 ditor do të përqendrohet në nxitjen e rritjes ekonomike me 2% në pesë vjet.
Duke folur në prag të samitit, edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon bëri thirrje në përmbushjen ne sfidave të paraqitura si Ebola, ndryshimet klimatike dhe konflikti në Ukrainë.
Ndërsa kryeministri britanik David Cameron paralajmëroi se Rusia mund të përballet me sanksione të reja nëse nuk stabilizon situatën në Ukrainë, ndërsa Obama tha se agresioni rus përbënte një kërcënim për botën, duke iu referuar edhe rrëzimit të avionit Malysia Airlines MH17.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com