Samiti i G7, liderët zbulojnë sot planin global të veprimit anti-pandemi

Liderët e G7 do të angazhohen për të përdorur të gjitha burimet e tyre për të mposhtur krizën e shkaktuar nga pandemia.

Në ditën e dytë të samitit të tyre në Cornëall, ata do të bëjnë një deklaratë që përcakton një sërë masash që synojnë ta arrijnë dhe qëllimi kryesor mbetet që të zvogëlohet koha e nevojshme për zhvillimin e vaksinave nën 100 ditë.

Të premten, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson hapi samitin me një lutje për të trajtuar pabarazinë globale .

Johnson, i cili po pret mbledhjen tre-ditore në vendpushimin bregdetar Cornish të Carbis Bay, tha se ishte jetike të mësohej nga “gabimet” e krizës financiare të 2008 dhe të trajtojnë pabarazitë në formën e duhur.

Pas bisedave të së premtes, udhëheqësit u bashkuan me Mbretëreshën, Princin Charles  për një darkë në Projektin Eden aty pranë.

Plani i G7 që do të prezantohet sot konsiston në :

Shkurtimin e kohës për zhvillimin dhe licencimin e vaksinave, trajtimeve dhe diagnostikimeve për çdo sëmundje të ardhshme nën 100 ditë.

Përforcimi i rrjeteve të mbikëqyrjes globale dhe kapaciteti i sekuencave gjenomike

Mbështetje për reformimin dhe forcimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Johnson, në anën tjetër ka premtuar që Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë më shumë se 100 milion vaksina kundër COVID-19 në vendet e varfëra brenda vitit të ardhshëm, ndërsa Biden premtoi 500 milion doza të vaksinave Pfizer në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të Mesme. Ndërkohë që vendet e G7 pritet të bien dakord kolektivisht për të siguruar një miliard doza të vaksinës në një përpjekje për t'i dhënë fund pandemisë në 2022. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se do të nevojiten 11 miliardë doza për të vaksinuar 70% të popullsisë në të gjithë botën.

Vendet e G-7, gjithashtu do të angazhohen të ulin çlirimin e CO2 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius krahasuar me nivelet para-industriale, një ndryshim nga rritja e temperaturës 2 gradë Celsius për të cilën ishte rënë dakort më parë.

Komunikata e G-7ës të dielën pritet të shërbejë si një bazë përpara Glasgoë COP26, që do mbahet në nëntor e që gjithashtu do të organizohet nga Britania.

Sa i përket ekonomisë dhe tregtisë liderët para samitit, ranë dakord për një normë minimale globale të taksave prej 15% që kompanitë do të duhet të paguajnë pavarësisht se ku janë të vendosura. Marrëveshja synon të ndalojë ndërmarrjet e mëdha shumëkombëshe të kërkojnë parajsat fiskale dhe do t'i detyrojë ata t'u paguajnë qeverive më shumë nga të ardhurat e tyre.

Takimi i G-7 përfundon të dielën. Presidenti Biden dhe zonja e parë Jill Biden do të vazhdojnë turneun e tyre dhe do të marrin pjesë në samitet në Bruksel me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si dhe në takimin e shumëpritur të presidentit amerikan me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë të mërkurën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën