Samiti i G8-ës, diskutime për tregjet
e naftës dhe sigurinë ushqimore

Samiti i G8-ës, diskutime për tregjet<br /> e naftës dhe sigurinë ushqimore
SHBA - Këshilltari Amerikan i Sigurisë Kombëtare, Tom Donilon ka informuar se Samiti i G8-ës do të mbahet gjatë këtyre dy ditëve ndërsa takimi i niveliut të lartë të NATO-s do të mbahet në Çikago më datë 20 dhe 21 të këtij muaji. Zoti Danilon tha se: “Udhëheqësit botërorë pritet të diskutojnë për tregjet botëore të naftës, kur të mblidhen në takimin e nivelit të lartë të G-8 në vendpushimin presidencial Kemp Dejvid”. Gjithashut ai theksoi se, udhëheqësit ka të ngjarë të zhvillojnë diskutime për një radhë alternativash për tregjet e naftës, në dritën e sanksioneve kundër Iranit. Ata do të diskutojnë gjithashtu edhe për një sërë çështjesh të tjera nga politika, siguria, ekonomia, e deri tek mjedisi. Ndërsa organizatat humanitare kanë bërë me dije se, ato duan që udhëheqësit e 8 vendeve më të industralizuara ta bëjnë sigurinë e ushqimit përparësi kryesore në takimin e tyre të radhës që do të zhvillohet në Camp David të shtetit Merilend më 18 dhe 19 maj të këtij viti. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe De Capua njofton. Megjithatë, disa nga organizatat më të mëdha humanitare thonë se pavarësisht nga premtimet dhe përpjekjet që kanë pasuar, duhet bërë më shumë për t’i dhënë fund urisë. Neil Ëatkins i orgonaizatës ActionAid është shprehur se, angazhimet që dolën nga takimi i L’Aquillas së shpejti do të skadojnë. Ndaj sipas tij udhëheqësit e G8-ës pritet të miratojnë një nismë të re për sigurinë.


(sç/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin