Samiti i G8-ës, kryeson debati për eurozonën

Samiti i G8-ës, kryeson debati për eurozonën
SHBA - Debatet lidhur me krizën financiare të eurozonës kanë qenë pika e nxehtë në takimin e Samitit të G8-ës që është organizuar në SHBA. Kancelarja gjermane, Angela Merkel është përballur në diskutime të shumta me presidentin amerikan Barck Obama dhe presidentin frances Francois Hollande. Sipas tyre është vendosur që eurozona ka nevojë për stimuj dhe për mbështetje që të dalë nga kriza financiare. Gjithashtu një pikë tjetër e rëndësishme në këtë debat ka qenë edhë qëndrimi ose jo i Greqisë në eurozonë. Sipas presidentit amerikan, Barck Obama qëllimi i këtij samiti është që të promovohet disiplina fiskale në vendet që ndodhen në krizë financiare. Më tej ai ka theksuar se stabiliteti ekonomik në vendet e eurozonës nuk është i rëndësishëm vetëm për Europën por edhe për të gjithë botën. Gjithashtu në këtë takim ka pasur diskutime të shumta edhe për situatën në Korenë e Veriut, në Iran dhe në Siri.

(sç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?