Samiti i 'Open Balkan', Vuçiç dhe Zaev më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë! Marrëveshja e rëndësishme që pritet të nënshkruhet

Samiti i 'Open Balkan', Vuçiç dhe Zaev më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë! Marrëveshja e rëndësishme që pritet të nënshkruhet

Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jenë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor, në kuadër të samitit për nismën 'Open Balkan'.

Lajmi u bë me dije nga mediat serbe, ndërsa në samitin që do të mbahet në Tiranë pritet të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Kujtojmë se takimi i fundit në kuadër të nismës 'Open Balkan' u mbajt më 4 nëntor në Beogradku liderët konfirmuan edhe njëherë premtimin se nuk do të ketë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se ata do të mund të lëvizin lirisht në të tre vendet. Për 3 drejtuesit e 3 vendeve "Open Balkan" është një lëvizje që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës për qytetarët.

Nisma për bashkëpunim rajonal është përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

Ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në Kuvendin e 11 dhjetorit, e paralajmëroi Vuçiçin se nëse guxon të vijë në vendin tonë, rrugët do të mbushen plot me protestues.

Ballkani i Hapur është i hegjemonisë serbe dhe i influencës rusë. Zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Kërkohet të zëvendësohet procesi i Berlinit me atë të Putinit. Prandaj e paralajmëroj Sllobodanin e ri. Për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish në Tiranë se sheshet dhe rrugët do i kesh plot kundra teje,”-ka thënë më herët Berisha.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 17/12/2021 00:03

    Ky është Rama me fytyrë drejt serbis dhe Rusisë kur me bythën e tij drejt perendimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’