Samiti i Procesit të Berlinit, kancelari gjerman Scholz: Vendet e Ballkanit po tregojnë seriozitet! Von der Leyen: 1 mld euro Ballkanit për krizën energjetike (VIDEO)

BERLIN-1 miliard euro është ndihma që Bashkimi Evropian e rikonfirmon për Ballkanin Perëndimor në këtë krize energjetike. Fondet që janë në formën e granteve do të ndahen 500 mln euro për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset dhe 500 mln euro do të jepen për investime në infrastrukturën energjetike. Ka qenë presidentja e Komisionit Evropian ajo e cila ka shprehur edhe një herë mbështetjen e ‘Unionit’ për rajonin, në konferencën e përbashkët për mediat me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz si dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Kam kënaqësinë të deklaroj që komisioni do japë një paketë mbështeste për energjinë 1 mld euro në grante, ka dy pjesë të ndryshme, 500 mln euro në grante si mbështetje e menjëhershme financiare për të 6 vendet e Ballkanit perëndimor për t’i vënë ata në një pozitë që të mbështesin familjet në nevojë dhe bizneset. Miratohet në dhjetor dhe vihet në dispozicion në janar. Pjesa e dytë do u kushtohet in në infrastrukturës e energjisë, investime në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike, investimet tek energjia e ripërtëritshme”, tha ajo.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz vlerësoi seriozitetin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe avancimin me reformat. Kancelari theksoi se ky bashkëpunim na mban më të fortë dhe të bashkuar. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e madhe të Gjermanisë por dhe të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështetim me çdo kusht përballimin me krizën e energjetike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjithë së bashku, samitet kanë treguar që ne kemi frymë bashkëpunimi. Gjermania mbështet këtë proces, ashtu sikurse edhe BE dhe komisioni evropian. Ne duam të falënderojmë mko misioni  evropian që e mbështetet këtë proces.’- tha Scholz.

Kryeministri Rama tha nga ana e tij sot se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar. Ai tha se firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm shumë i mirë.

“Në samitin tjetër në Tiranë do të shohim progresin, duke nisur nga kriza energjetike, ku ne e ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë. Ursula solli në Ballkan një mbështetje të rëndësishme financiare, sa për të filluar pasi nuk është e fundit”, tha Rama.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konsideruar bashkëpunimin dhe zgjidhjen e konflikteve mes vendeve si elementin kyç për ecurinë drejt Bashkimit Evropian është tejkalimi i konflikteve. Komisionerja Ursula von der Leyen tha se procesi po ecën me reforma dhe se një ere e re po frynë në Evropë. Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se vendet po avancojnë dhe nuk do të ndalen, duke e bërë edhe një batutë kur tha se asnjë vend nuk kërkon lëshime apo tolerime.

Samiti i mbajtur sot nw Kancelarinë Federale në Gjermani u prit nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Në fillim të samitit, kancelari gjerman u bëri thirrje gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. Gjithashtu Scholz siguroi mbështetjen e Gjermanisë në planin afatshkurtër dhe afatgjatë, por kërkoi nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të mënjanojnë konfliktet rajonale.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Batuta e Ramës në Procesin e Berlinit: Kur nënshkruam marrëveshjet ishim 4 shqiptarë e dy gjermanë kurse sot kemi diçka ndryshe

 

Kryeministri Edi Rama ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira të vendit tonë me Gjermaninë. Rama u shpreh përmes një batute se pavarësisht se marrëveshja u nis me 4 shqiptarë e dy gjermanë, sot po u nënshkruan nga dy gjermanë e një shqiptar dhe kjo sipas Ramës është tregues i marrëdhënieve të shëndosha me BE dhe Gjermaninë.

‘Kur e nënshkruam marrëveshjet ishim 4 shqiptarë 2 gjermanë e disa atë tjerë. Tani jemi dy gjermanë e një shqiptar, kshuqë shiptarët duhet ta kuptojnë vërtet se kurrë më parë nuk kemi qenë më mirë se sot. Natyrisht do të jemi më mirë në të ardhmen.’- tha Rama

Ora 14:58
Integrimi i rajonit/ Scholz: Të zgjidhen konfliktet! Von der Leyen: Fryn një erë e re në Evropë! Rama: Ecim para, nuk duam ‘tolerime’

 

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konsideruar bashkëpunimin dhe zgjidhjen e konflikteve mes vendeve si elementin kyç për ecurinë drejt Bashkimit Evropian është tejkalimi i konflikteve.

“Konfliktet dypalëshe që ekzistojnë duhen zgjidhur, duhet të tejkalohen. Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm kur bëhet fjalë për proceset e negociatave. Sa i takon Serbisë dhe Kosovës, duhet të themi se duhet arritur një marrëveshje. Ne po bëjmë të pamundurën që të ketë diçka të tilla. Shpresojmë që shumë shpejt të dyja qeveritë të ecin para. Duhet durim dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një rezultat konkret”, tha ai.

Komisionerja Ursula von der Leyen tha se procesi po ecën me reforma dhe se një ere e re po frynë në Evropë.

“Duhet të kemi një proces më të shpejtë në tërësi për rajonin. Procesi i anëtarësimit është i bazuar në merita dhe nuk ka një afat që të konsiderohet si më i mirë. Sa më shpejt të ecet me reformat aq më shpejt ecën procesi. Ashtu sicc mund të ndodhë e kundërta nëse ka ngadalësim. Unë mund të them se ndjej erë ndryshimesh sa i përket Evropës. Ne duam që miqtë tanë të jenë brenda Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se vendet po avancojnë dhe nuk do të ndalen.

“Me duhet të them pikë së pari se plani i ri franko-gjerman që u është ofruar Kosovës dhe Serbisë është një mundësi e shkëlqyer për rajonin dhe Evropën. Shpresoj shumë që ta marrin seriozisht. Sa i përket integrimit mund të them se ne natyrisht na duhet të bëjmë detyrat tona. Sigurisht që do të vazhdojmë në këtë drejtim. Nuk na duhen tolerim dhe nuk do ta kërkojmë këtë”, tha Rama.

Ora 14:55
Kancelari Scholz: Lëvizja e lirë për qëllime punësimi, koncept i mirë për të gjithë

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në procesin e Berlinit, foli edhe në lidhje me emigrimin e të rinjve. Scholz u shpreh se lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë unionin.

‘Është shumë e lehtë për të rinj dhe shumë të tjerët që të marrin vendimin të punojnë në një vend tjetër. Jam i sigurt që lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë ne. Keni të drejtë që të thoni se rrjedhja e trurit, është problem. Por keni parë që gjatë jetës së tyre ato kthehen dhe do të shikoni se ato do të kontribuojnë me ato që kanë arritur.’- tha Scholz.

Ora 14:51
Rama sulmon retorikën e Britanisë për shqiptarët si kriminelë: Tingëllon si një britmë në një çmendinë

 

Kryeministri Edi Rama nga Gjermania ka reaguar sërish për retorikën e britanikëve për emigrantët shqiptarë atje. Kreu i qeverisë mori si shembull Gjermaninë, ku tha se nuk ka dëgjuar asnjë politikan gjerman që të flasë me atë gjuhë për shqiptarët, apo që t’i cilësojë si kriminelë.

‘Gjermania disa vite më parë pati një problem të ngjashëm për krizën e emigrantëve. Nuk dëgjova asnjë politikan gjerman që të flasin për pushtim. Nuk dëgjova asnjë politika gjerman që të flasë dhe të thotë që shqiptarët janë kriminelë por pash një qeveri majat të interesuar për ta trajtuar çështjen me interes dhe dinjitet, duke e radhitur Shqipërinë në vende me origjinë të sigurt. Duke i dhënë fund praktikisht asaj atij momenti në mënyrën më dinjitozë. Në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish dhe gangsterësh, përfaqësuesit britanik duhet të vijnë në Britani dhe të ndreqin problemet e veta. Ne nuk jemi në Shqipëri që të ndreqim problemet që kanë në Britani. Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm. Ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë dhe të bëjmë çdo gjë të mundur nga ana jonë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë lloj retorike. Nuk janë miliona janë 140 mijë shqiptarë. Të shënjëstrosh një komunitet e të flasësh për një komunitet e për kriminale, nuk tingëllon si britanike, por si një britmë në një çmendinë.’- tha Rama.

Ora 14:39
Rama: Procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar, ju mirëpresim vitin e ardhshëm në Tiranë

 

Kryeministri Rama tha nga Gjermania sot se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar. Ai tha se firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm shumë i mirë.

“Më duhet të them se Merkel pati të drejtë sepse në qoftë sot kemi një rajon të bashkuar në një moment të ndërlikuar për të gjithë Evropën është në sajë edhe të këtij Procesi. Kur u mblodhëm për herë të parë këtu nuk ishim takuar ashtu prej shekujt ndërsa tanimë u bë e disata herë. Falënderime që u besuat Shqipërisë mikpritjen e radhës së Samitit të Procesit të Berlinit.

Në samitin tjetër në Tiranë do të shohim progresin, duke nisur nga kriza energjetike, ku ne e ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë. Ursula solli në Ballkan një mbështetje të rëndësishme financiare, sa për të filluar pasi nuk është e fundit.

Firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm i shkëlqyer, një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, që i kishim edhe në kuadër të Ballkanit të hapur.  Mezi ju presim vitin e ardhshëm në Tiranë, po shndërrohet në strehë samitesh”, tha Rama.

Ora 14:38
Kriza energjetike, Von der Leyen: KE do japë 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor, 500 mln euro në janar

 

Komsioni Europain do të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për krizën energjetike. Presidentja e Komsionit Europian, Ursula von der leyen tha se do të japin 1 mld euro për Ballkanin në formën e granteve. 500 mln euro do të miratohen në dhjetor dhe do t’i jepen 6 vendeve në muajin janar për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset. Ndërkohë, 500 mln euro do të jepen për investime në infrastrukturën energjetike.

“Shqipëria do jetë pjesë drejtuese për vitin tjetër dhe procesi i Berlinit do mbetet në duar të mira. Kemi bërë një ecuri të mirë. Kemi siguruar marrëveshje për një metodikë të re zgjerimi. Më pas kemi hedhur një tryezë një plan të konsiderueshëm prej 30 mld investime në rajon, përveç kësaj vitin e kaluar patëm konferëncën e parë ndërqeveritare me malin e zi, këtë vit të lumtur që ia dolëm ta zhvillon konferencën e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më duhet të them se ky përparim i mirë, i dashur edi rama erdhi për shkak të progresit të vendeve të Ballkanit.

Procesi i Berlinit është të thellohet integrimi ekonomik, po përballemi me shumë sfida, pushtimin e Rusisë të Ukrainës. Sa më shumë të zgjasë kjo jemi të vendosur të qëndrojmë sëbashku.

Ne kemi diskutuar në tërësi pasojat e luftës, deklarata e sotme për sigurinë e energjetike shënjoi një hap të rëndësishme, jemi të përbashkuar sa i përket asnjanësisë klimatike deri në vitin 2025. Duke parë krizën, të sinkronizojmë hapat tona. Në një periudhë afat shkurtër e gjitha kjo kërkon të diversifikojmë burimet e energjisë, të ulim varësinë nga karburantet e Rusisë, të mbajmë në kontroll çmimet. Kam kënaqësinë të deklaroj që komisioni do japë një paketë mbështeste për energjinë 1 mld euro në grante, ka dy pjesë të ndryshme, 500 mln euro në grante si mbështetje e menjëhershme financiare për të 6 vendet e Ballkanit perëndimor për ti vënë ata në një pozitë që të mbështesin familjet në nevojë dhe bizneset. Miratohet në dhjetor dhe vihet në dispozicion në janar. Pjesa e dytë do u kushtohet in në infrastrukturës e energjisë, investime në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike, investimet tek energjia e ripërtëritshme.

Liria e lëvizjes është kyç për të dyja palët. Ka të bëjë me njerëzit qofshin studentë apo profesionistë. Marrëveshja është e rëndësishme për 18 mln njerëz që të lëvizin lirisht në rajon. Qoftë për doktorë , dentistë, të gjitha do të njihen në Ballkanin Perëndimor edhe kartat e identitetit do të njihen në çdo kufi dhe kështu do të forcohen lidhjet e rajonit.”, tha Von der Leyen.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo Europa: 03/11/2022 17:29

    EU dhe Gjermania mbeten konstante ne mbeshtetjen e tyre politike dhe financiare ndaj Ballkanit perendimor. Pas ndihmes per rindertimin post termetit, kjo pakete deshmon seriozitet dhe vendosmeri ne kuader te procesit te Berlimit. Perkunder lajthitjeve te pashallareve neokomuniste te Beogradit (Vucic) dhe Tiranes (Rama) me te ashtuquajturen Ballkan i H(K)apur. Shprsojme qe BE te pranoje Shqiperine sa me pare si antare te plote dhe kesisoj te bien barrierat per punesim te lire. Ah, po. Ithtaret patronazhiste duhet te kuptojne se "vizat e punes" i heqin ose vene shtetet ne te cilat behet aplikimi. Rama mund tua plotesoje deshirat duke hequr vizat e punes per Lindjen e Mesme dhe Afriken ne menyre qe te punojne ne Shqiperi per bejleret dhe agallaret e kuq.

    Përgjigju
  • Igli: 03/11/2022 16:59

    Fale Rames behen gjithe keto gjera te mira per vendin tone

    Përgjigju
  • Toni: 03/11/2022 16:58

    Ndihme shume e madhe per vendin tone qe do na ndihmojne me energjine

    Përgjigju
  • Shishtaveci: 03/11/2022 16:50

    Vec nje Kryminister si Flamur Noka na ban krenar e na fut ne Evrope ai eshte vizionar Edi vec shjarravina.

    Përgjigju
  • Bravo RAMA: 03/11/2022 16:03

    Po na i hoqi dhe vizat e punes RAMA brenda 2023 ta dije që do mbetet në histori si personi me i rendesishem shqiptar pas 2000-2099 ! Njeriu vizionar artist djale lum ata që e kanë mik shok dhe koleg apo kryeminister! Uroj që RAMA të kete vetëm të mira ! Të flasim realitetin nese RAMA heq vizat e punes Shqiperi - EU tregon që figura e Edit do kujtohet si politikani që shembi muret dhe futi shqiperine ne Evrope !

    Përgjigju
  • selena: 03/11/2022 15:48

    Njeri qe na perfaqson denjesisht ne europe dhe jo vetem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë