TIRANË- Me një foto të përbashkët, u mbyll pas 4 orësh takimi informal në Vilën 30 i kryeministrit Edi Rama me liderët e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pjesë e drekës, në kuadër të  përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tetor në Tiranë, ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.  Ky i fundit ka thënë se ka folur me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

Brnabic, ishte e para që mbërriti në Tiranë, pak pa kaluar mesdita, e pas saj Abazoviç. Varheyli u shfaq disi me vonë, e jo shumë pas tij, KovaÇevksi , Rama si pritësi i mysafirëve, ishte i pari në Vilën 30, i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ilir Beqaj, Drejtor i Agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin e Tiranës, pasi siç ka njoftuar merrte pjesë në një konferencë në ishullin e Kretës në Greqi.

Siç ishte thënë edhe më herët,  Rama dhe shefat e qeverive në Ballkan folën mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Europian pritet që të akordojë 2 miliardë Euro të parashikuara për vendet e Ballkanit.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i ardhshëm do të organizohet në Tiranë më 16 tetor 2023. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Samiti me liderët e Rajonit në Tiranë, Varhelyi: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor

1689626978_sdsdsdaaa.JPG

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli, ka thënë të hënën se ka folur me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

Ata kanë biseduar në kuadër të një takimi joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë.

Takimi është organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, më 16 tetor.

Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.

Ora 19:29
Mungesa e Kurtit në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Pacolli: I bëri nder Vuçiçit

1689614895_beh.jpg

Deputeti nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se mospjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e ka lumturuar tepër shumë Serbinë.

Ai deklaroi se mospjesëmarrja e Kurtit ka treguar mospërgjegjësi totale duke refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria, është lajmi më i keq që mundet t’i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasur parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës. Mospjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverisë dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, ka shkruar ai në Facebook.

Takimi, i cili u zhvillua në Vilën 30 në Tiranë është mbajtur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.

Ora 16:59
FOTO/ Gallata e përqafime në ish-vilën 30, çfarë s’u pa në samitin e Tiranës me liderët e Rajonit

 

Ka mbaruar Samiti informal i krerëve të rajonit, të ftuar nga Edi Rama, ku ka marrë pjesë dhe komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varheyli.

Por siç duket nga fotot, askush nuk është mërzitur nga mungesa e Albin Kurtit. Liderët e Ballkanit kanë drekuar në Ish-vilën e Mehmet Shehut, që quhet edhe Vila 30.

Rama, pasi ka përcjellë dy zonjat kryeministre, është ndalur për një kafe me burrat, ku kanë dalë duke qeshur e përqafuar, kryesisht me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ora 16:18
Takimi informal, Rama ndan foton me liderët e rajonit dhe Oliver Varhelyi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me iderët e rajonit dhe komisonerin e BE Olivér Várhelyi, pas takimit informal për samitin e procesit të Berlinit.

"Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić", shkruan Rama.

Ora 16:06
Takimi informal me liderët e Rajonit, përfundon mbledhja! Rama përcjell zyrtarët

 

Ka përfunduar takimi informal i Ramës me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit. Rama është kapur nga kamerat duke përcjellë zyrtarët e lartë. Në këtë mbledhje nuk kishte asnjë përfaqësi nga Kosova.

Ora 16:01
Takimi informal i Ramës me liderët e Rajonit, Brnabiç largohet e para, përcillet nga kryeministri! Mbledhja në Vilën 30 vijon

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka qenë e para që është larguar nga takimi informal me liderët e Rajonit në kuadër të samiti të Berlinit. Ajo është përcjellë nga kryeministri Rama ndërsa mbledhja ka vijuar.

 

Ora 15:56
Kurti refuzoi takimin në Tiranë, opozita e Kosovës: Logjikë e mbrapshtë dhe inatçie

1689158259_sasas.JPG

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti në një takimin BE-Ballkan në Tiranë, tregon “logjikën e mbrapshtë, inatçore dhe autoritare” të një njeriu që udhëheq Kosovën.

Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat.

Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të marrë pjesë në takime ku flitet për të mirën e vendit. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim e sotëm që mbahet në Shqipëri, është duke e dëmtuar më shumë Kosovën.

Mes tjerash, ai sërish ka akuzuar Qeverinë për masat e marra ndaj Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.

Ora 14:01
Samiti i procesit të Berlinit, Oliver Varhelyi mbërrin në Vilën 30 në Tiranë

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ka mbërritur në ambientet e vilës 30 në Tiranë, ku po mbahet takimi informal me liderët e rajonit në kuadër të përgatitjeve për samitin e procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë në muajin tetor.

Ora 13:48
Samiti i Procesit të Berlinit, i pranishëm edhe Ilir Beqaj

 

Ka nisur takimi informal i kryeministrit Rama me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të samitit të procesit të Berlinit që mbahet në tetor në Tiranë.  Në takim po merr pjesë edhe Ilir Beqaj, drejtues në Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Në takim mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ora 11:56
Takimi informal i Ramës me liderët e Rajonit, mbërrijnë kryeministrja e Serbisë dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës

 

Në 'Vilën 30' në Tiranë po zhvillohet takimi informal i kryeministrit Edi Rama me lidertë e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i pranishëm është edhe komisioni i BE-së Oliver Varhelyi.

Ndërkohë në takim ka mbërritur kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç dhe kryetarja e Këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo.

Ora 11:22
Qeveria e Kosovës: S’ka patur asnjë konfirmim për pjesëmarrjen e Bislimit në Tiranë! Spekulime refuzimi i pranimit të tij

1675960726_dfzh.JPG

Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmin për pjesëmarrjen e zv.kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi sot në takimin informal në Tiranë. Sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës s’ka pasur asnjë konfirmim për pjesëmarrje e prandaj nuk ka mundur as t'i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij.

‘Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t'i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.’- njofton qeveria e Kosovës.

Ora 08:41
Qeveria e Kosovës reagon: Ja pse nuk do të jetë Kurti në takimin me Ramën ne Tiranë

1689158259_sasas.JPG

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë sot në Tiranë në takimin informal që do të mbahet me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi muaj me parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë. Konferenca sipas Kryeziut, është në të njëjtën kohë dhe ditë me panelin për Ballkanin e Hapur. Kryeziu konfirmon se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.

'Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.'- shkruan Kryeziu.