Samiti në Beograd, a do marrë
pjesë kryeministri Isa Mustafa?

Samiti në Beograd, a do marrë<br />pjesë kryeministri Isa Mustafa?
PRISHTINE - Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga Samiti i kryeministrave të Europës Qendrore, Lindore dhe Kinës i cili do të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor në Beograd, kryeministri i sapomandatuar i Kosovës, Isa Mustafa ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë.

Kjo ka bërë që shumë media kosovare të aludojnë me faktin që Mustafa ka vendosur të mos shkojë në Beograd. Bajram Gecaj, i cili pritet të jetë anëtar i kabinetit të kryeministrit Mustafa, ka thënë për mediat kosovare se ende nuk është shqyrtuar kjo mundësi, ndërkohë që sot ose nëse pritet të kemi edhe një përgjigje zyrtare nga zyra e kryeministrit.

Në samitin dy ditor në Beograd marrin pjesë 17 kryeministra të shteteve të Europës dhe Kinës, mes tyre edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi sërish protestë nesër para bashkisë! Policia jep lejen paralajmëron organizatorët

Rithemelimi sërish protestë nesër para bashkisë! Policia jep lejen paralajmëron organizatorët