
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale ka postuar foto nga samiti i NATO-s në Bruksel dhe ka nënvizuar se aleanca është më e vendosur se kurrë për të përballuar agresionin rus.
"Në Samitin e NATO në Bruksel. Vendosmëri e madhe dhe angazhim konkret i Aleancës për të garantuar sigurinë e të gjithë aleatëve dhe ndihmën për Ukrainë. Kohezioni e aleatëve sot është më i fortë se kurrë për t'u përballur me agresionin rus", shkruan Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Lufta/ NATO: Aleanca në rrezikun më të madh prej dekadash! Putin të tërheqë trupat, rrisim prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën! Rusia: NATO dëshiron që lufta të vazhdojë











