Samiti për klimën nis punimet në Egjipt me thirrjet për veprim
Logoja e konferencës së këtij viti për klimën
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ka nisur punimet këtë vit në Egjipt, me thirrjet që vendet të kalojnë “nga epoka e zotimeve në epokën e zbatimit”.
Më shumë se 120 liderë botërorë pritet të mbajnë fjalime në këtë konferencë, të njohur si COP27.
Në këtë organizim pritet të marrin pjesë më shumë se 40.000 njerëz, mirëpo disa aktivistë kanë shprehur shqetësime për historikun e Egjiptit në fushën e të drejtave të njeriut.
Në hapje të konferencës, OKB-ja e ka publikuar raportin e ri, në të cilin është përshkruar “kaosi klimatik”.
Në konferencë është bërë thirrje që kriza me energji dhe ajo e ushqimit – të lidhura me luftën e Rusisë në Ukrainë – të mos ndikojnë në marrjen e masave për të luftuar ndryshimet klimatike.
Nevoja për marrje të masave është theksuar edhe në raportin e fundit të Agjencisë së OKB-së për Motin.
Në të, shkencëtarët kanë vlerësuar se temperatura globale e Tokës është rritur në 1.15 gradë Celsius prej epokës paraindustriale dhe se tetë vjetët e fundit janë më të nxehtit në histori.
Urgjenca për t’u marrë me këtë çështje ka qenë evidente në 12 muajt e fundit për shkak të vërshimeve shkatërruese në Pakistan, si dhe pas të nxehtit ekstrem në Indi dhe Evropë verën që kemi lënë pas. Liderët botërorë do të flasin në këtë konferencë të hënën dhe të martën, dhe pas largimit të tyre, delegacionet do të nisin negociatat se çfarë mund të bëhet./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
17 Dhjetor, 17:20
-
FOTO/ Zbulohet ‘fytyra e vërtetë’ e Kleopatrës pas gjetjes së statujës në varrin e kërkuar prej dekadash
10 Dhjetor, 15:46
-
Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet
25 Nëntor, 12:36
-
“Larg qoftë t’i jap leksion ndonjërit, por...”, Rama në Baku: Ajo që po ndodh në Europë dhe botë nuk lë shumë hapësirë për optimizëm (Fjalimi i plotë në samitin COP29)
13 Nëntor, 11:20
-
Rama niset sot për vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit! Do të marrë pjesë në Samitin Botëror të klimës Cop 29
11 Nëntor, 09:17
-
Blinken në Egjipt për bisedime mbi armëpushimin në Rripin e Gazës
18 Shtator, 16:04
-
Vizita e presidentit egjiptian në Turqi paralajmëron një epokë të re bashkëpunimi
4 Shtator, 15:29
-
Lufta në Rripin e Gazës/ SHBA, Egjipti dhe Katari bëjnë përpjekjen për të rinisur negociatat, Izraeli thotë 'Po'! Irani: Kemi raketa të reja të pazbulueshme
9 Gusht, 07:19
-
Mbi 1000 të vdekur, masakra e pelegrinëve në Mekë për shkak të vapës, Egjipti akuzon agjencitë e udhëtimit
23 Qershor, 16:21
-
Egjipti ndjek penalisht agjentët e udhëtimeve 'mashtruese' për Haxh
23 Qershor, 08:32
-
Qeveria hedh për konsultim projektvendimin, 32 milionë euro për fortifikimin dhe menaxhimin e kufirit në dy vite
31 Maj, 22:27
-
Lufta në Gaza/ Shefi i OKB-së vizitë në Rafah: Bllokimi i ndihmave humanitare nga Izraeli është fyerje morale
23 Mars, 16:56