Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos në fjalën e saj gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor u shpreh se Kosova ka një mundësi të re për të rifokusuar përpjekjet drejt Bashkimit Evropian.
Në Kosovë i dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu një mundësi e re për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Kjo është mundësi për të arritur reformat që ofrohen nga plani i rritjes dhe për të marrë më shumë fonde. Do të vij në Kosovë në fillim të dhjetorit që të çojmë më tej këtë proces tashmë që i keni të gjitha institucionet. Bosnje-Hercegovina ka nevojë që të ratifikojë marrëveshjet e duhura që të marrë nga Plani i Rritjes”, tha Kos.
Lajmi kryesor:
Plani i Rritjes/ Shqipëria do të marrë 185,6 mln € të tjera! Kos: Hapim më shumë sektorë të tregut unik të BE-së për rajonin! Rama: Qytetarët të përfitojnë që tani
LAJMET MË TË VLERËSUARA







