Nga dje ka nisur një proces që na takon ne për ta shndërruar në historik, kështu shprehet kryeministri Rama përmes rrjetit social “Facebook” lidhur me konferencën Ballkanike që u zhvillua në Berlin.

Duke falënderuar shtetin Gjerman dhe kancelaren Merkel rama shton se ky  proces do realizohet me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE-së me anë të projekteve të përbashkëta në zhvillim të  rrugës së ëndrrës europiane të popujve të Ballkanit.

Postimi i tij, është shoqëruar edhe me një foto ku dalllohen Rama, Kancelarja Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
 
 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)