Sampdoria do Memushaj, Meha
zyrtarizon "divorcin" me Paderborn

Sampdoria do Memushaj, Meha<br />zyrtarizon "divorcin" me Paderborn
Vlonjati Ledian Memushaj me sezonin fantastic që ka bërë tek Pescara ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të Serisë A.Kartonin e Memushaj e zotëron Lecce por sezonin mesfushori po e mbyll tek Pescara.

Ashtu si edhe në të kaluarën emri i Ledian Memushaj është lidhur edhe tani me një kalim tek Sampdoria. Duket se këtë merkato vere Sampi e ka seriozisht pasi drejtori sportive Carlo Osti ka ndjekur nga afër paraqitjen e Memushaj por për shërbimet e tij i interesuar është edhe Carpi i sapongjitur në Serinë A.

memushaj
Ndërsa Alban Meha një tjetër mesfushor i Kombëtares Alban Meha ka zyrtarizuar divorcin me skuadrën e Paderborn. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane Meha nuk ka ndërmend që të vijojë karrierën në Bundesligën 2 me Paderbornin dhe po kërkon një tjetër destinacion.

E ardhmja e kosovarit pritet të zgjidhet pas dy javësh dhe mundësitë janë ndonjë tjetër klub i Bundesligës ose jashtë Gjermanisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë