Sampdoria hedh në tapet Juventusin. Skuadra doriane i ka mposhtur me rezultatin 3-2 kampionët në fuqi të Italisë në një ndeshje spektakolare në pjesën e dytë. Sampdoria morri një avantazh 3-0 ku golin e parë e shënoi Duvan Zapata.

Sulmuesi me kokë mposhti portierin Shezni në minutën e 52-të duke kaluar në delir tifozët dhe Presidentin Ferrerro në tribunë. Furia e vendasve nuk u ndal dhe Torreira shënoi edhe golin e dytë.

Me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone mesfushori dyfishoi rezultatin. Dhe në minutën e 79-të mbrojtësi Ferrari nga brenda zone shton golin e tretë duke fundosur Juventusin.

Megjithatë bardhezinjtë nuk dorëzohet dhe do të shënonin dy gola në kohën shtesë por vetëm kaq. Higuanin me penallti do të ndizte minutat e fundit ndërsa më pas shënon edhe Dibala.

Argjentinasi i futur në pjesën e dytë pas një aksioni personal shënon golin e dytë. Megjithatë kjo nuk e prish festën e Sampdorias që thyen Juventusin 3-2 dhe është në zonën europiane. Për Juventusin vjen humbja e dytë në kampionat por mbetet e dyta megjithëse Napoli shkëputet me 4 pikë në krye. 

dy.b/shqiptarja.com