Konkurrenca mes dy kompanive të mëdha Samsung dhe Apple është aq e madhe saqë sapo njëra prej tyre nxjerr një product të ri në treg këtë duhet ta bëjë patjetër edhe tjetra.

Pas lajmit se Apple do të sjellë “Iphone 5S” në shtator , është bërë i ditur lajmi se Samsung do ta mundë atë, duke nxjerrë në treg një javë para daljes së tij orën Smartwatch.

Lajmi i cili ka bërë menjherë bujë në rrjetet sociale duket se është i vërtetë, më 4 shtator koreanët do të prezantojnë Galaxy Gear, Smartwatch-in që do të lejojë kryerjen e telefonatave, navigimin në Web dhe menaxhimin e emailit.

Tamam në kohë për panairin e teknologjisë IFA, I cili do të mbahet më 6 shtator në Berlin. Përveç kësaj më 4 shtator pritet të prezantohet edhe Galaxy Note III, I cili është një “hybrid” ndërmjet smartfonit dhe tabletëve.

Sipas burimeve të Bloomberg Galaxy Gear do të mbështete në sistemin Android dhe do të jetë në shitje deri në fund të vitit.

E vetmja mangësi e Gear: duket që modeli i pare, ai që do prezantohet në shtator, nuk do të ketë ekranin fleksibël.

Por te Samsungu janë vënë në punë për zhvillimin e ekranit te ri.

Gjithë ky nxitim është i detyrueshëm për të mundur në kohë Apple dhe iWatch: duket që në Cupertino një grup prej 100 dizenjatorësh është në punë për t"a nxjerrë në treg para kohe, në fillim parashikuar në 2014, brenda vitit 2013.

Samsungu keshtu do të kishte nje tjeter sukses te madh, duke hyrë në një sektor te ri të tregut teknologjik, më përpara se rivalët kryesorë.

Ai i orave është nje segment që i pëlqen të mëdhenjeve të teknologjisë: vetëm këtë vit do të gjenerojë një xhiro te ardhurash prej 60 miliardë dollarë.

Tani për tani gjigandi i parë që ka bërë një gjë të tillë, është Sony: Japonezët për momentin janë të vetmit në merkato në pritje te modeleve Samsung, Apple, Google e Microsoft.


Pavarsisht këtyre asgjë nuk është zyrtare në lidhje me këtë fakt.

Por nëse korenaët do arrijnë të sjellin Gear në datën e përmendur më lart ata do të mundin Apple dhe do ta lënë në hije Iphone 5S, duke i shkaktuar sigurisht një dëm të madh.
 
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)