Samuna me suxhuk
Përbërësit:
- 350 ml qumësht
- 1 lk sheqer
- 1 lgj maja buke
- 1 lk kripë
- 300 gr miell
- 1 të verdhë veze
- Suxhuk FIX
- Djathë pice
- Fara susami
Salca shoqëruese:
- 4 lgj majonezë
- Spec djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin dhe më pas e punojmë mirë. E ndajmë në toptha të vegjël dhe e lemë të pushojë pak. Topthat e brumit i hapim rreth një pëllëmbë, i vendosim në një tavë me letër pjekje, i lyejmë me të verdhë veze dhe sipër vendosim disa feta suxhuku dhe fara susami. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 250 gradë Celsius për 12 minuta.
Ndërkohë përgatisim salcën shoqërurese me majonezë, spec djegës, kripë dhe piper.