'San Siro' pezullohet përkohësisht, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendos se ku do të mbahen finalet e kompeticioneve europiane për vitet 2026 - 2027

'San Siro' pezullohet përkohësisht, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendos se ku do të mbahen finalet e kompeticioneve europiane për vitet 2026 - 2027

'San Siro' në Milano

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës në Dublin ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian, ku më kryesorja ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e kompeticioneve të UEFA-s për vitin 2026 dhe 2027.

Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja e UEFA Champions League për vitin 2026 të zhvillohet në Budapest në stadiumin “Puskás Aréna”.

Vendimi për zhvillimin e finales së UEFA Champions League në vitin 2027 në Milano në stadiumin “San Siro” për momentin është pezulluar deri në shtator, me kusht që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të dorëzojë planin e rinovimit të stadiumit “San Siro”.

Në vitin 2026 finalja e UEFA Europa League do të zhvillohet në Stamboll në stadiumin “Beşiktaş Park”, ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt në stadiumin e Frankfurtit.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e UEFA Conference League në vitit 2026 të zhvillohet në Lajpcig në stadiumin “RB Arena”, ndërsa finalja e vitin 2027 do të luhet në Stamboll në stadiumin “Beşiktaş Park”.

Gjithashtu u vendos që finalja e UEFA Champions League për vajza në vitin 2026 të zhvillohet në Oslo në stadiumin “Ullevaal”.

U miratua edhe procedura e shortit për finalet e UEFA “EURO 2025” për vajza. Shorti do të hidhet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024. Kampionati Europian për vajza do të zhvillohet nga data 2 deri më 27 korrik 2025 dhe ndeshja hapëse dhe finalja do të luhet në qytetin e Bazelit. Qytetet e tjera që do të presin ndeshjet e Europianit për vajza janë Bern, Gjenevë, Lucernë, Sion, St. Gallen, Thun dhe Zyrih.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë