Sandër Lleshaj firmos 2 ndryshimet e para në kupolën e Policisë së Shtetit

Nisin ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit. Ministria e Brendshme ka  bërë të ditur se Sandër Lleshaj ka firmosur largimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Kriminale Eduart Merakaj. Në krye të policisë kriminale është emëruar ish-drejtori i Policisë Tiranë e Durrës, Tonin Vocaj, i cili aktualisht mbante detyrën e specialistit.

Tonin Vocaj është një emër i njohur në polici, pasi në shkurt të 2013-së u publikuan foto të tij me Arben Frrokun, personin që vrau kryekomisarin Dritan Lamaj. Në atë foto Tonin Vocaj bashkë me Agron Kuliçin ishin duke drekuar me Arben Frrokun dhe pas vrasjes së Dritan Lamajt, ishin pikërisht Vocaj dhe Kuliçi që po hetonin këtë ngjarje.

Publikimi i fotove bëri që Tonin Vocaj të jepte dorëheqjen nga grupi i hetimit për atë vrasje. Në 2013 ai u largua nga posti i drejtorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme duke u emëruar në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP, ndërkohë që sot është emëruar Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.

Tonin Vocaj ka mbajtur një sërë detyrash në Polici dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se ka vendosur ti besojë përsëri një post të rëndësishëm. Ndërkohë i larguari Eduart Merkaj është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Emigracionit. Merkaj zëvendëson në këtë detyrë Aida Hajnajn, e cila mbante këtë pozicion dhe njëkohësisht dhe zv/drejtoreshë e përgjithshme e Policisë.

Këto janë dy lëvizjet e para në Policinë e Shtetit dhe në javët në vijim priten të tjera ndryshime. Burime të Report Tv nga Policia e Shtetit thanë se pritet të shkarkohen disa drejtorë rajonal si dhe drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Tonin Vocaj dhe Eduart Merkaj

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 08/01/2019 17:37

    Aftesia me e madhe e T. Vocaj eshte qe di te jape dreka e darka. Dhe te tregoje anekdoda. Sa per aftesite profesionale eshte ku therret qameti. Pse nuk paska policia njerez te rinj e te afte qe kthehet prape tek shkola e MPB te kohes se komunizmit?! Ky eshte degjenerim i policise.

    Përgjigju
  • altin tani: 04/01/2019 19:03

    nuk jam simpatizant i politikes e aq me shume te djathtes por deri tani kam pare qe cdo gje qe ben qeverija shqupi o burra te shkojme e ti vihemi kundra. me kete vocaj nuk kane thene gje deri tani......ndoshta esht zgjedhje e duhur ose i ka te gjith ne dore.vetem nje pyetje kam une:e kalojne vetingun gjith keta drejtues te policise po te bejne veting?

    Përgjigju
  • Emerimi: 04/01/2019 17:46

    Pse flisni pa e njohur cfare perfaqeson tjetri. Tonin Voci eshte nje nder specialist me te mire te policise kriminale ne policine e shtetit. Urime Drejtor dhe suksese.

    Përgjigju
  • Eri: 04/01/2019 16:35

    Tani po, e ndriti edhe ky vulehumburi... ministra totalisht koti, figurante qe ikin e vijne e sbejne asgje. Ku i fundit humbi fare as nam as nishan as pune as rezultate ky fare fare se te pakten xhafaj pese banda mire keq i covi si fillim pas hekurave..

    Përgjigju
  • gfa: 04/01/2019 15:36

    Lleshaj...Vocaj...Merkaj...aj aj aj

    Përgjigju
  • ela: 04/01/2019 14:51

    ka te beje vetem me emerime krahinore ska cfare te bej maloku i lezhes bashk me kericin edin

    Përgjigju
  • rroku: 04/01/2019 14:46

    Bravo, Tonin Vocaj eshte nje specialist elite ne policine e shtetit.....

    Përgjigju
    • luli: 14/09/2019 22:03

      specialist i mir shum eshte ky Tonini shok i Frokut, Elvis Martinit, Imer Lales dhe lloj lloj krimineli. zagar, te pa moral qe flisni per kte mire. hipokrita

  • gerti: 04/01/2019 13:39

    Alamet emerimi... na vini edhe nje foto te Toninit me Frrokun dhe e beni tamam... o Lleshaj po del lesh mer burreeee

    Përgjigju
    • Fraiku: 05/01/2019 00:12

      Tonini ja qepi letrat per burgun e perjetshem Arben Frrokut o Gerti dhe ishte i vetmi qe u perballe me te ne gjykste edhe pse Frroket ishin ortak ge PS-se. Ti shiko Hallunin qe e nxorri tepatajshem dhe kaloi vetingun. Voci eshte specialist i shkelqyer por nuk dihet nese do i sherbej vetem atdheut apo dhe PD-se.

    • Mallakaster: 04/01/2019 20:14

      Ky merkaj nuk asnje merite, por duke qene i ati shofer i F.Xhafes u ngrit ne karriere. Ndersa gruaja gjobevenese ne gjykate

    • Emigranti: 04/01/2019 17:53

      Asnje nuk ju pelqen mer bureeeeee por zotni vocaj ka 37 vjet ne polici i pa perlyer dhe ti gerti mesoje se me lesh tjerret peri dhe me perin thuren rrjetat dhe me rrjeta zihet peshku ka nje proqes te gjat puna mos ki merak pershendetje nga nje mirditor

    • Korabi, Francë: 04/01/2019 17:45

      O idjota po ashte luks te keshe speciliste te tille në policinë e shtetit.Po të isha unë do te riktheja edhe specialiste te tjere qe janë liruar padrejtesisht me kushtin qe te mos merren me veprimtari politike

    • Tom: 04/01/2019 16:37

      Tonin Vocaj eshte nje person i nderuar, me integritet ,i pa korruptueshem, Kush flet ndryshe ja fut kot nuk e njeh. Cdo kush qe la punuar me Toninin ka respekt maksimal per te.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike