TIRANE- Vendimi i Rusisë për sanksionet ndaj importit të fruta-perimeve shqiptare, nuk është politik. Këtë e ka shprehur për “A1 Report” ambasadori rus në Shqipëri Alexander Karpushin. Kreu i delegacionit rus në vendin tonë është shprehur se ky vendim është teknik, duke shtuar se mes dy vendeve duhet një marrëveshje tjetër për certifikimin e produkteve.
Sipas ambasadorit Karpushin, certifikimi i produkteve duhet të bëhet sipas një modeli të ri, ndërsa është shprehur se bllokimi i importit të produkteve shqiptare në Rusi do të vijojë deri në fund të hetimit dhe pas realizimit të certifikatës së re.
Duke u ndalur tek prodhimet shqiptare, ambasadori rus u shpreh se ato janë shumë të kërkuara në Rusi.

(Speciale)
/Shqiptarja.com

VIDEO