Sanksionet e luftës, Japonia ndalon importet ruse të qymyrit

Sanksionet e luftës, Japonia ndalon importet ruse të qymyrit

Kryeministri japonez Fumio Kishida mbajti një konferencë shtypi të premten në të cilën njoftoi dëbimin e tetë diplomatëve rusë dhe ndalimin total të importeve të qymyrit rus.

"Rusia ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin ndërkombëtar humanitar duke vrarë civilë dhe duke sulmuar centralet bërthamore. Këto janë krime lufte të pafalshme," u tha Kishida gazetarëve, shkruan BBC.

Japonia ka vazhduar të vendosë sanksione kundër Rusisë në koordinim me SHBA-në dhe vendet evropiane.

"Japonia qëndron së bashku me Ukrainën," tha Kishida.

Japonia është importuesi i tretë më i madh në botë i qymyrit pas Indisë dhe Kinës. Rusia përbën 11% të importit të qymyrit të Japonisë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç