MOSKE- Mbyllja e disa restoranteve “Mc Donald” është lëvizja më e fundit e qeverisë ruse në shenjë hakmarrje ndaj sanksioneve amerikane. Pas kontrolleve të paplanifikuara, autoritetet në Moskë kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të rrjetit të restoranteve “Mc Donald” në gjithë kryeqytetin rus, duke e arsyetuar vendimin për shkak të mungesës së higjienës. Ndërkaq, mbikëqyrësit e konsumit do të vijojnë me inspektimet në restorante të tjera zinxhir në Rusi.
Por, për shumë njerëz, mbyllja e përkohshme është pjesë e luftës së sanksioneve mes Rusisë dhe Perëndimit.
Ndërkaq, ka patur një reagim nga “Mc Donald” të cilët kanë thënë se po shqyrtojnë vendimin për të kuptuar se çfarë duhet bërë që restorantet e tij të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Mc Donalds” operon në 438 restorante vetëm në Rusi duke e konsideruar atë një nga tregjet e saj më të mëdha jashtë SHBA-ve dhe Kanadasë. Kjo kompani ka punësuar 37 mijë rusë që iu shërbejnë më tepër se 1 milion konsumatorëve në ditë. Megjithatë, Moska është një treg i rëndësishëm për “Mc Donald” për shkak të potencialit në rritje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO