1662738844_AtalayarAnthonyBlinken01.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar për sanksionet e SHBA ndaj Iranit për sulmet kibernetike duke theksuar se nuk do të ketë tolerime.

“Ne po caktojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë SHBA-në ose interesat, infrastrukturën ose shërbimet e aleatëve tanë”, shkroi Blinken.


Lajmi kryesor:

SHBA sanksione Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe ministrit Esmail Khatib: Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë