Sanksionet e Tiranës, 28 marrëveshjet që pezullohen mes Rusisë dhe Shqipërisë nga transportet tek tregtia 

Sanksionet e Tiranës, 28 marrëveshjet që pezullohen mes Rusisë dhe Shqipërisë nga transportet tek tregtia 

Flamuj shqiptar dhe rus

Zbatimi i pothuajse të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Rusisë, të nënshkruara pas viteve 1990, është pezulluar pa afat, pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërmarrë paketën e parë të sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit i paprovokuar dhe të paligjshëm rus ndaj Ukrainës. Sanksionet atakojnë udhëtimin e diplomatëve dhe njerëzve të biznesit, sektorët e financës, energjisë, transportit, teknologjisë dhe sportit, ndërsa parashikojnë mbylljen e hapësirës ajrore.

Po cilat janë marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Rusisë që do të ‘ngrijnë’ pas aplikimit të sanksioneve ndaj Moskës? Masa bllokuese të Shqipërisë do të pezullojnë pa afat zbatimin e marrëveshjes mes Rusisë dhe Shqipërisë mbi transportin detar dhe ajror, për udhëtimet e ndërsjella të qytetarëve, mbi bashkëpunimin në fushën e investimeve, të tregtisë, të kulturës dhe ndoshta marrëveshjen mbi njohjen e ndërsjellë të diplomave të arsimit.

Sanksionet pritet të ndikojnë duke ‘ngrirë’ zbatimin marrëveshjeve në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjen e mjedisit, të bashkëpunimit mes Dhomës së Tregtisë ruse dhe Dhomës së Tregtisë shqiptare, mes televizioneve shtetërore të dy vendeve, mes dy bankave qendrore, marrëveshjen në fushën arkivave, konsultimeve diplomatike, energjisë etj.

Ndërkaq, edhe Rusia është përgjigjur duke ndaluar linjat ajrore me vendet evropiane. Mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë sanksionet e Tiranës ndaj Moskës në ekonominë Shqiptare. Gjithsesi lufta në Ukrainë është reflektuar menjëherë në Shqipërisë. Çmimi i miellit dhe bukës ka nisur të rritet deri në 20 % në mënyrë abuzive.

Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Rusisë: 

Marrëveshja mbi transportin automobilistik dhe ajror

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën arkivave

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë

Marrëveshja bashkëpunimi në fushën e turizmit

Marrëveshje mbi transportin detar 

Marrëveshja mes Rusisë dhe Shqipërisë për udhëtimet e ndërsjella të qytetarëve

Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e kulturës

Protokolli midis MPJ ruse dhe MPJ shqiptare mbi konsultimet

Marrëveshja mbi njohjen e ndërsjellë të diplomave të arsimit

Konventë për shmangien e tatimeve të dyfishta lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin

Marrëveshja bashkëpunimi midis Dhomës së Kontabilitetit të Rusisë dhe KLSH-së.

Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë Diplomatike të Rusisë Akademisë Diplomatike të RSH 

Marrëveshje bashkëpunimi midis “EES Rusia” dhe KESH

Marrëveshja midis qeverise ruse  dhe qeverisë shqiptare mbi rregullimin e borxhit

Konventa për heqjen e tatimit të dyfishte për tatimet ndaj të ardhurave dhe mallit

Konventa konsullore midis Rusisë dhe Shqipërisë 

Marrëveshje midis Bankës Qendrore të Rusisë dhe Bankës së Shqipërisë

Memorandumi bashkëpunimi mes ministrive të ndërtimit

Marrëveshje midis Akademisë Ruse të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 

Protokolli për miqësinë dhe bashkëpunimin midis qyteteve të Moskës dhe Tiranës

Marrëveshje për nxitjen e mbrojtjes se ndërsjellë të investimeve

Marrëveshje mbi tregtinë, bashkëpunimin ekonomik dhe tekniko shkencor 

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e postave dhe ndërlidhjes elektrike

Marrëveshje midis Dhomës së Tregtisë ruse dhe Dhomës së Tregtisë shqiptare

Marrëveshje midis RTV shtetëror rus dhe RTSH shqiptar

Marrëveshje mbi bashkëpunimin midis ministrive të punëve të brendshme të dy vendeve

Marrëveshja mbi transportin automobilistik ndërkombëtar

Marrëveshja në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 28/02/2022 18:57

    Boll te jete mire amerika dhe europa se populli jone vk ska problem , ju marte lumi o politikane barbona shikoni interesat e vendit tuaj si po bene europa me ameriken dhe mos ju ecni mbas avazit ketyre qe duan te kene gjithe boten nen sundim do ta shikoni cfare do bejne amerikanet mbas disa vitesh dhe ajrin me leje do ta marim

    Përgjigju
    • Hkkll: 01/03/2022 11:58

      Saktë

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE